27 Prill 2024

Shiten 7.6 për qind të aksioneve të “Bursës së Maqedonisë”

Shkup, 25 dhjetor - Në një transaksion sot në Bursë janë shitur 7.6 për qind të aksioneve të “Burës së Maqedonisë për letra me vlerë”.

Çmimi i vetëm për një aksion arriti 150.000 denarë, ndërsa qarkullimi me aksione arrin 31.8 milionë denarë.

Bëhet fjalë për një shitës, gjegjësisht një transaksion.

Çmimi i sotëm me të cilën është tregtuar ky aksion është identik me çmimin e fundit të arritur më 10 shkurt të këtij viti, kur u tregtuan 2 aksione me të drejtë të votës.

Sipas informatave zyrtare të arritshme nga Depozituesi qendror për letra me vlerë, bursa ka gjithsej 2.792 aksione të cilat deri tani i posedonin 22 persona juridik dhe 17 persona fizik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)