20 Prill 2024

Shënohet rënie e çmimeve për 1.2 për qind në muajin Prill

Prishtinë, 18 maj - Çmimet në muajin prill kanë shënuar rëne për 1.2 për qind krahasur me muajin mars. Rënie e çmimeve kryesisht vërehen te rryma, gazi dhe lëndët djegëse të tjera për afro 19%. Këtu ka pasur ndikim aplikimi i tarifave verore të energjisë elektrike që ka filluar nga 1 prilli, thuhet në raportin e Indeksit të Çmimeve të Entit të Statistikave.

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit në Kosovë sipas ESK-se pësoi rënie për -1,2 % në muajin prill 2011 krahasuar me muajin mars 2011. Prilli i vitit 2010 krahasuar me muajin mars 2010 kishte rënie për -1,0%, Shkalla e inflacionit e matur në muajin prill 2011 me muajin prill 2010 ishte 10,6%.

Prill 2011 - Mars 2011 -1,2%

Çmimet e konsumit në Kosovë pësuan rënie për -1,2% në muajin prill 2011 krahasuar me muajin mars 2011. Rënie e çmimeve kryesisht vërehet te rryma, gazi dhe lëndë djegëse të tjera (-18,9%) -(aplikimi i tarifave verore të energjisë elektrike nga 1 prill 2011-30 shtator 2011) me një ndikim prej -1,5 për qind, perimet (-2,7%), sheqeri, reçeli, mjaltë, çokolata dhe ëmbëlsirat (-2,5%)  që secila grup me një ndikim prej -0,1 për qind në IÇK-it.


Ngritje e çmimeve vërehet te buka dhe drithërat për (0,9%), mishi (0,9%), pemët (2,9%) që secila grup me një ndikim prej 0,1 për qind. Si dhe disa grupe dhe nëngrupe të konsumit me një ndikim te përbashkët prej 0,2 për qind në IÇK-it,

Prill 2011 - Prill 2010 10,6%

Çmimet e konsumit në Kosovë u ngritën për 10.6% në muajin prill 2011 krahasuar me muajin prill 2010. Ngritje e çmimeve kryesisht vërehet te buka dhe drithërat për (49,0%) me një ndikim prej 5,0 për qind. Vajrat dhe yndyrat (47,6%) me një ndikim prej 1,2 për qind. Përdorimi i pajisjeve për transportin personal-(nafta dhe benzina) për (17,0%) me një ndikim prej 1,0 për qind. Sheqeri, reçeli, mjaltë, çokolata dhe ëmbëlsirat (20,8%), duhani (8,1%) që secila grup me një ndikim prej 0,5 për qind. Mishi (4,6%), perimet (8,9%) që secila grup me një ndikim prej 0,4 për qind.

Qumështi, djathi dhe vezët (5,5%), kafja, çaji dhe kakao (16,6%), veshja (4,1%) që secila grup me një ndikim prej 0,3 për qind. Pemët (8,0%) me një ndikim prej 0,2 për qind. Uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimët (3,1%), pijet alkoolike (10,7%), këpucët (2,0%), shërbimet hoteliere (5,0%), kujdesi personal (2,3%) që secila grup me një ndikim prej 0,1 për qind në IÇK-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)