27 Prill 2024

SHBA, Tregu i shtëpive ende në vështirësi

New York, 5 prill - Në Shtetet e Bashkuara, më shumë se 20 për qind e pronarëve të shtëpive përballen me vështirësi për të paguar këstet mujore të huasë, ndërkohë që shumica e të rriturve të anketuar shprehen se janë të shqetësuar rreth pagimit të huasë.

Në raportin e sotëm të firmës Harris për kërkime mbi opinionin publik thuhet gjithashtu se 21 për qind e pronarëve të shtëpive kanë borxh më të madh se sa vlera aktuale e shtëpisë.

Ndërkohë që këto shifra tregojnë se sektori i strehimit nuk është rimëkëmbur nga kriza ekonomike, ato përbëjnë përmirësim krahasuar me një vit më parë.

Përmirësimi është pjesërisht rrjedhojë e faktit se disa njerëz, që njoftuan probleme vitin e kaluar, nuk figurojnë në këtë statistikë pasi kanë humbur shtëpinë si pasojë e mos pagimit të kësteve dhe rimarrjes së shtëpisë nga banka.

Probleme të mëdha në tregun e strehimit shkaktuan krizën ekonomike. Sektori i strehimit po rimëkëmbet më ngadalë se sa prodhimi dhe segmente të tjerë të rëndësishëm të ekonomisë amerikane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)