19 Prill 2024

SHBA: Shitjet me pakicë dhe tregu i makinave shënojnë rritje

Washington, 15 shtator - Në Shtetet e Bashkuara, shitjet me pakicë në muajin gusht shënuan rritjen më të madhe në pesë muaj, duke ulur shqetësimet se ekonomia mund të bjerë përsëri në recesion.

Raporti i sotëm i departamentit të Tregëtisë tregon se shitjet me pakicë u rritën zero presje 4 përqind, pak më shumë se një muaj më parë.

Ekonomistët thonë se disa sektorë të luhatshëm si shitjet e makinave shënuan një rritje më të fuqishme prej zero presje 6 përqind.

Ekonomistët i vëzhgojnë nga afër këto shitje pasi kërkesat e konsumatorëve janë motori i aktivitetit ekonomik në Shtetet e Bashkuara.

Një raport tjetër nga departamenti i Tregëtisë sot tregon se bizneset amerikane shtuan inventarët e tyre gjatë muajit korrik.

Raporti thotë se vlera e mallrave dhe materialeve të papërpunuara që janë gati për shitje u rritën me një përqind në korrik, rritja më e madhe kjo në dy vjet.

Bizneset zakonisht rrisin inventarët e tyre kur shohin shenja të rritjes së kërkesës së konsumatorëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)