28 Mars 2024

SHBA publikon vebfaqet e tregtisë së paligjshme

Washington, 1 mars - Qeveria amerikane ka publikuar listën me 33 faqe interneti, të cilat janë të përfshira në shitjen e mallrave të falsifikuara.

Në krye të listës qëndron faqja kryesore kineze e kërkimeve në internet, Baidu. Zëdhënësi i kësaj kompanie nuk ka pranuar të flasë rreth ndihmës që kjo faqe interneti i jep kompanive për shitjen e mallrave të rreme.

Në mesin e faqeve të tjera janë ajo kanadeze IsoHunt, Rutracker me qendër në Rusi dhe Demonoid në Ukrainë.

Të njëjtat burime theksojnë se tregjet në Kinë, Ukrainë dhe Indi kryesojnë në tregtinë e mallrave të falsifikuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)