19 Prill 2024

SHBA planifikon eksportin e armëve me vlerë 46 miliardë dollarë

Washington, 15 qershor - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) planifikojnë të eksportojnë armatim dhe pajisje ushtarake me vlerë prej 46,1 miliardë dollarësh, që është dyfish më shumë në krahasim me vitin 2010.

Në vitin fiskal 2011, i cili përfundon më 30 shtator, SHBA-ja pret të realizojë rritje të konsiderueshme të eksportit të pajisjes ushtarake.

Shitja e pajisjes ushtarake amerikane, e cila në vitin 2000 vlente 10 miliardë dollarë, është rritur trefish në vitet e fundit.

“Gjatë periudhës prej vitit 2005 deri në vitin 2010 dërguam pajisjes ushtarake me vlerë prej 96 miliardë dollarësh të vendeve partnere”, deklaroi drejtori i Agjencisë për Bashkëpunim në mbrojtjen, zëvendës-admiralin Uiliam Landej. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)