26 Prill 2024

SHBA, forca blerëse rritet me shpejtësi të madhe

New York, 25 dhjetor - Konsumatorët i janë rikthyer blerjeve në festat e këtij fundviti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas më shumë se dy vitesh kursimi, raportoi mëngjesin e sotëm “Associated Press”.

Shpenzimet për dhurata për familjarët e miqtë ishin madje më të larta nga sa ishte parashikuar. “Më në fund mund të shikosh gëzim në sytë e blerësve në këtë fundvit”, deklaroi Sherif Mityas, një prej drejtuesve të rrjetit të dyqaneve “A.T.Kearney”.

Të dhënat zyrtare flasin për shpenzime totale prej 451,5 miliard dollarësh ose një rritje me 3,3% në krahasim me vitin e shkuar. Kjo përbën rritjen më të madhe që prej vitit 2006 dhe totalin e dytë më të lartë të historisë, pas 452,8 miliard dollarëve të shpenzuar nga konsumatorët në 2007-n.

Me sezonin që llogaritet nga 1 nëntori deri në 31 dhjetor, një javë e fuqishme pas Krishtlindjeve, mund ta shndërrojë 2010-n në vitin më të mirë të të gjitha kohërave për shitësit amerikanë.

Pavarësisht këtyre shifrave shpresëdhënëse, ekonomia nuk ka pësuar ndonjë rritje evidente. Papunësia mbeten në 9,8% të forcës aktive të punës, marrja e një kredie është e vështirë ndërsa tregu i shtëpive vazhdon të jetë i dobët e delikat. Megjithatë, të dhënat tregojnë qartë se situata është përmirësuar nga një vit më parë dhe besimi i konsumatorëve është rritur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)