26 Shtator 2022

SHBA do t'i shesë Polonisë 250 tanke

Washington, 18 shkurt - Zyrtarët amerikanë njoftuan se Washingtoni do t'i shesë Polonisë 250 tanke luftarake ‘M1 Abrams’ për të rritur sigurinë e vendit në mes të tensioneve të përshkallëzuara me Rusinë mbi Ukrainën.

Të premten sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u tha gazetarëve në Varshavë se ai dhe sekretari i Shtetit Antony Blinken kanë informuar Kongresin për qëllimin e tyre për të shitur mjetet ushatarake.

"Afati kohor për dorëzimin e tyre është aktualisht në diskutim", tha zoti Austin.

Polonia njoftoi planet këtë verë për të blerë tanke nga Shtetet e Bashkuara si pjesë e një marrëveshjeje me vlerë rreth 6 miliardë dollarë, por shitja po vonohej.

Zoti Austin tha se blerja e këtyre tankeve nga Polonia do të ndihmojë gjithashtu për të "siguruar një ndarje më të barabartë" të përgjegjësive të mbrojtjes brenda aleancës së NATO-s.

Austin falënderoi Poloninë për pritjen e 4700 ushtarëve të tjerë amerikanë që janë të përgatitur të përgjigjen nëse Rusia sulmon Ukrainën.

Në Poloni ndodhen 9,000 deri në 10,000 trupa amerikane që nga urdhrat shtesë në fillim të këtij muaji të Presidentit Joe Biden për dislokime forcash ushtarake.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 shtator 2022 - Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati do të mbahet mbledhje përkujtimore në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit”. (Salla e mbledhjeve të KK të Malishevës, ora 10:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës në kuadër të Javës Evropiane të Sportit 2022, organizon konferencën “Forumi për Sportin”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Agjencia për Informim dhe Privatësi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, mban konferencë me Kryetarë të Komunave. (Hotel Emerald, ora 10:15)

- Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” në Prishtinë do ta organizoj një protestë për të shprehur pakënaqësinë e prindërve dhe nxënësve ndaj mos fillimit të procesit mësimor. (Oborri i shkollës, ora 12:00)

- Në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit” behë homazhe te varrezat e martirëve në Plloqicë. (Fshati Plloqicë, ora 12:00)

- Në Qendrën Mediale në Çagllavicë zhvillohet debati me temën “Jo do të thotë jo - dhuna seksuale dhe ngacmimi i grave”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 12:00)

- Mahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Repulikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Në prag të ndeshjes Kosova - Qipro mbahet konferenca për media e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:00)

- Zhvillohet stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:30)

- Mbahet konferenca për media e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:30)

- Zhvillohet sStërvitja zyrtare e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00)