23 Prill 2024

SHBA do të vendos në përdorim 15 milionë fuçi nafte nga rezervat

Washington, 19 tetor - Administrata e presidentit të SHBA-së, Joe Biden ka planifikuar të vendos në përdorim 15 milionë fuçi nafte nga rezervat strategjike të naftës.

Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Biden sot do të njoftojë veprimet e reja për forcimin e sigurisë, inkurajimin e prodhimit dhe për të ulur koston e energjisë së SHBA-së.

Departamenti i Energjisë do të publikojë njoftimin për shitjen e 15 milionë fuçive nga rezerva strategjike e naftës që të dorëzohet në muajin dhjetor.

Shitja në fjalë do të plotësojë vendimin e njoftuar në mars për të hedhur në treg më shumë se 180 milionë fuçi naftë. Biden do t'i bëjë thirrje Departamentit të Energjisë që të jetë i gatshëm për shitje shtesë nga rezerva strategjike e naftës nëse do jetë e nevojshme.

Më tej thuhet se Biden do të njoftojë se ka planifikuar që riblerjet e naftës për rezervën strategjike të naftës të bëhen kur çmimet e naftës të bien në intervalin 67-72 dollarë për fuçi ose më poshtë.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë theksohet se Biden u ka bërë thirrje kompanive që të transferojnë kosto më të ulëta të energjisë tek konsumatorët sa më shpejt të jetë e mundur.

Ka tërhequr vëmendjen se plani i administratës së Bidenit për të shitur më shumë naftë nga rezervat strategjike, ka ardhur pas vendimit të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe grupit OPEC+ që përbëhet nga disa vende prodhuese jashtë OPEC, për të reduktuar me 2 milionë fuçi prodhimin ditor të naftës duke filluar që nga nëntori.

Javën e kaluar Biden bëri të ditur se çmimet e benzinës në vend janë ende shumë të larta. Ai tha se për këtë çështje do të ketë njoftime të reja.

Për të ndihmuar uljen e çmimeve të benzinës në të gjithë vendin, Biden në maj lejoi që të hidhen në treg mbi 180 milionë fuçi nga rezerva strategjike e naftës.

Me shitjet në fjalë norma e karburantit bruto në rezervat strategjike të SHBA-së ra në nivelin më të ulët që nga viti 1984.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)