26 Prill 2024

SHBA: Banka Qendrore le të pandryshuara interesat

SHBA, 22 shtator - Në takimin e tyre sot në Uashington, drejtuesit e Bankës Qendrore amerikane debatuan mbi rrugë të tjera për nxitjen e ekonomisë por vendosën të mos i lëvizin interesat për një farë kohe.

Mbajtja në nivele të ulta e interesave është një përpjekje për të shtuar aktivitetin ekonomik. Por në kushtet kur këto interesa janë shumë afër zeros, një ulje e mëtejshme është e pamundur.

Për këtë arësye Banka Qendrore diskutoi  alternativa të tjera. Një prej tyre ishte blerja e një numri të madh bonosh të Thesarit nga Banka Qendrore. Kjo do të rriste sasinë e parasë në qarkullim duke ua bërë më të lehtë kompanive për të marrë kredi dhe për të punësuar më tepër njerëz.

Një shenjë që tregon se ekonomia po shfaq përmirësim është treguesi i ndërtimit  të shtëpive të reja, që sipas njoftimit të sotëm të Departamentit të Tregtisë u rrit më tepër se 10 përqind në muajin gusht.

Kjo nënkupton se në sektorin e patundshmërive, të prekur rëndë nga kriza, po duket një farë përmirësimi. Problemet në këtë sektor ishin një nga shkaqet kryesore që nxitën recesionin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)