19 Prill 2024

SHBA 800 miliard dollarë borxh Kinës

Londër, 20 shkurt - Mund të konsiderohet shteti më i fuqishëm në botë, por ndryshe nga pamja dhe nga fantazitë pa fund të Hollivudit, SHBA është mesa duket dhe vendi borxhli më i madh në botë.

Plot 800 miliardë dollarë arrin borxhi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë Kinës, raportoi në numrin e saj të fundit, e përditshmja britanike \"The Guardian\".

\"Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina aktualisht ndodhen brenda një përqafimi të çuditshëm ekonomik, marrë parasysh faktin se borxhi i SHBA ndaj shtetit me popullsi më të madhe në botë, shkon në 800 miliardë dollarë\", raporton gazeta londineze \"The Guardian\".

Ajo konstaton se Kina është bërë një faktor i rëndësishëm ekonomik në rrafshin global ndërsa shton se: \"Kina fitimin e saj nga prodhimet e lira që i tregëton në tregjet e huaja e shfrytëzon për blerjen e letrave me vlerë, në shumë shtete të zhvilluara botërore. Prioritet, natyrisht, kanë letrat shtetërore amerikane me vlerë\".

Ndërsa më tej, gazeta vlerëson se \"Kina tani qëndron e ulur mbi një grumbull të tërë letrash me vlerë, një gjë kjo shqetësuese, duke marrë parasysh deficitin e madh amerikan\".

\"Nga ana tjetër, Kina nuk mund të lirohet brenda natës nga letrat e saj me vlerë, meqenëse kjo gjë do ta lëkundte seriozisht stabilitetin e dollarit amerikan, gjë që, veç të tjerash , do t\'i shkaktonte dëm të madh edhe vetë ekonomisë kineze\", - shkruan më tej e përditshmja britanike \"The Guardian\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)