26 Prill 2024

Serish bie çmimi i naftës në tregun botëror

New York, 2 dhjetor - Çmimet e naftës në tregun botëror ranë për shkak të pasigurisë në prag të takimit të grupit OPEC+, i cili do të mbahet më 4 dhjetor.

Çmimi i referencës ndërkombëtare të naftës Brent ishte në 86,68 dollarë për fuçi mëngjesin e sotëm, pas një rënie prej 0,33 për qind.

Standardi amerikan West Texas Intermediate (WTI) u tregtua me 80,33 dollarë për fuçi, pasi ra me 0,27 për qind.

Tregu është në pasiguri pasi nuk dihet rezultati i takimit final të OPEC-ut për këtë vit.

Gjatë takimit të tetorit, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe grupi OPEC+, i cili përbëhet nga vende prodhuese jashtë OPEC-ut, vendosën të ulin prodhimin ditor të naftës me dy milionë fuçi duke filluar nga nëntori.

Ekspertët nuk janë të sigurt se çfarë do të vendosë grupi OPEC+ të dielën, por prodhuesit e naftës pritet të veprojnë pasi të shqyrtojnë pasojat e mundshme të kufizimit të naftës ruse, i cili do të hyjë në fuqi më 5 dhjetor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)