25 Prill 2024

Serbia nuk respekton marrëveshjen, kthen kamionet kosovarë

Prishtinë, 17 shtator - Marrëveshja e arritur ditë më parë në Bruksel ka filluar të implementohet vetëm nga pala kosovare. Derisa dhjetëra kamionë me mallra kanë hyrë sot nga Serbia për në Kosovë, kjo nuk ka ndodhur në relacionin e kundërt në pikën kufitare në Merdar. 

Kamionët me mallra komerciale që ishin nisur nga Kosova, nuk janë lejuar të hyjnë në territorin e shtetit serb me arsyetimin se pala serbe nuk i njeh dokumentet që ata posedojnë. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë zëvendëskryeministrja e Kosovës, Mimoza Kusari Lila, e cila i tha Radios Evropa e Lirë se për këtë, ishte informuar zyrtarisht nga udhëheqësit e Doganës.

Por, Kusari Lila tha se në rast se pala serbe vazhdon të mos zbatojë marrëveshjen e arritur në Bruksel për pranimin e vulave doganore dhe dokumenteve përcjellëse, as Kosova nuk do të lejojë kthimin e gjendjes së para 25 korrikut.

Një situatë tjetër po ndodhë në raport me Bosnje e Hercegovinën për sa i përket masave të reciprocitetit të vëna nga Kosova edhe për këtë shtet, i cili akoma nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Presidenca këtij vendi ka aprovuar propozimin e Qeverisë së vet për pranimin e vulave doganore të Kosovës. Rezultati është arritur pas takimeve të zhvilluara ndërmjet zyrtarëve të Ministrisë së Tregtisë së Kosovës dhe zyrtarëve përgjegjës nga Bosnje e Hercegovina edhe në kuadër të takimit të CEFTA-s në Bruksel.

Lidhur me këtë, zyrtarë kosovarë nga Ministria për Tregti e Industri kanë thënë se shumë shpejt do të leshojë vendimin për heqjen e masës së reciprocitetit me shtetin e Bosnje e Hercegovinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)