01 Maj 2024

Serbia nuk mund të rimarrë tregun

Prishtinë, 8 shtator - Serbia kurrë më, nuk do të rimarrë tregun kosovar në përmasat që ka pasur para 20 korrikut, kur Qeveria e Kosovës vendosi masa reciproke ndaj produkteve serbe. Kjo deklaratë vjen nga zyrtarë të qeverisë dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.

Gjatë periudhës se zbatimit të reciprocitetit, është vërtetuar se tregu kosovar nuk është i varur nga produktet serbe dhe që konsumatori ka zëvendësuar ato produkte me prodhime vendase dhe të vendeve tjera të rajonit, thotë Blerand Nikaj, këshilltar i lartë politik në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Ai thekson se pas fillimit të zbatimit të marrëveshjes për vulat doganore, ku do të lejohet hyrja e mallrave serbe në Kosovë, Ministria e Tregtisë, do ndërmarrë disa masa, në mënyrë që mos të dëmtohen prodhuesit dhe konsumatorët kosovarë.

Edhe përfaqësues të komunitetit të biznesit, pohojnë se Serbia ka humbur tregun kosovar, pasi sipas tyre, vetë konsumatorët tashmë do të bojkotojnë mallrat serbe.

Lekë Musa, kryeshef ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Prishtinë, thotë se pas zbatimit të masave reciproke dhe ngjarjeve të fundit në pjesën veriore të Kosovës, konsumatorët do të orientohen nga prodhimet vendase dhe vendeve të Bashkimit Evropian.

Ndërkaq, autoritetet kompetente tashmë kanë njoftuar se në 16 shtator do të fillojë zbatimi i marrëveshjes për vulat doganore, e cila është arritur në bisedimet e fundit mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)