29 Mars 2024

Serbia kthen mrapsht kamionët me produkte kosovare

Prishtinë, 20 shtator - Dogana e Kosovës njofton se informacionet e fundit te pranuara nga zyrtaret doganor ne vendkalimin kufitar “Dheu i Bardhe”, tregojnë se Zyrtaret doganor dhe tatimor te Serbisë, nuk janë duke lejuar eksportin e produkteve Kosovare ne Serbi.

Adriatik Stavileci zëdhënës Dognave ka bërë të ditur se kamionët me mallra te prodhuara ne Kosove, qe mbrëmë ishin lejuar te futen ne territorin e Republikës se Serbisë dhe qe ishin dërguar ne Terminalin Doganor ne Presheve, sot janë kthyer mbrapa ne kufi me Kosoven.

Doganierët serbë kanë kërkuar nga importuesi ne Serbi, pajisjen me dokumentacione te Institucioneve paralele tatimore te Republikës se Serbisë ne Kosovë, pasi sipas zyrtareve serb, dokumentacion i lëshuar nga Institucionet e Kosovës është i papranueshëm.

"Dokumentacioni i palës eksportuese Kosovare ishte i përgatitur konform dokumentacionit standard qe përdoret me rastin e eksportit, ne harmoni me rregullat e parapara me marrëveshjen CEFTA në të cilën bazohet edhe Marrëveshja për njohjen e vulave doganore e arritur më 2 shtator 2011 në Bruksel si dhe i konfirmuar nga ana e zyrtareve te Doganës se Kosovës", ka theksuar Stavileci.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)