26 Prill 2024

Serbia kërkoi nga BE anulimin e vendimit e qeverisë së Kosovës

Beograd, 25 korrik - Shoqatat e biznesit në Serbi kanë kërkuar sot nga Bashkimi Evropian që ta anulojë vendimin e qeverisë kosovare për ndalimin e mallrave që hyjnë nga Serbia në Kosovë.

Në këtë apel janë përfshirë Dhoma Serbe e Tregtisë, Këshilli për Investitorët e Huaj, Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe klubi “Biznesmeni”.

Në një letër të hapur drejtuar komisionerit për Zgjerimin, Shtefan Fyle, shoqatat e biznesit shprehen se, Kosova me këtë masë po shkel marëveshjen e CEFTA-s.

“Ju drejtohemi juve dhe institucioneve të tjera përgjegjëse evropiane, që në mënyrë urgjente të aktivizohen të gjithë mekanizmat për të anuluar vendimin për ndalimin e hyrjes së mallrave nga Serbia”, thuhet në letrën e dërguar, të transmetuar nga mediat serbe.

Qeveria e Kosovës mori këtë masë javën e kaluar, duke qenë se prej më shumë se dy vjetësh Serbia nuk njeh vulat e doganës së Kosovës dhe për rrjedhojë mallrat e saj nuk mund të hyjnë në shtetin serb. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)