28 Mars 2024

Serbia bashkohet me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik të udhëhequr nga Rusia

Beograd, 13 korrik - Serbia është bashkuar me bllokun tregtar të Bashkimit Ekonomik Euroaziatik (EAEU) të udhëhequr nga Rusia, duke e vendosur vendin në një treg prej 180 milionë njerëzisht për rreth 99 për qind të mallrave të saj të brendshme.

"Ky është një moment historik për Serbinë. Si rezultat i marrëdhënieve tona të shkëlqyera politike, janë hapur perspektiva të reja për zhvillimin e lidhjeve tona ekonomike të cilat mbajnë rëndësi thelbësore për vendin, ekonominë dhe qytetarët tonë", tha Nenad Popoviç, ministri serb i Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik.

Në muajin tetor të vitit të kaluar, Serbia në Moskë nënshkroi një marrëveshje me vendet anëtare të EAEU-së, përkatësisht me Rusinë, Kazakistanin, Bjellorusinë, Armeninë dhe Kirgistanin.

Ndërsa marrëveshja e tregtisë së lirë, e nënshkruar dje, zëvendëson marrëveshjet bilaterale aktuale të Serbisë me vendet anëtare të EAEU-së, kryesisht ato me Rusinë.

Tregtia bilatarele serbe me udhëheqësen e EAEU-së, Rusinë, arriti në 3,4 miliardë dollarë në vitin 2019 dhe përbën afërsisht 90 për qind të tregtisë serbe me vendet anëtare të EAEU-së. Produktet bujqësore përbëjnë më shumë se gjysmën e eksporteve serbe në Rusi.

Megjithatë, nëse Serbia një ditë bashkohet me Bashkimin Evropian (BE), ajo do të detyrohet të tërhiqet nga marrëveshja euroaziatike e tregtisë së lirë.

Blloku euroaziatik u themelua në vitin 2015.

Serbia është vend kandidat për anëtarësim në BE që nga viti 2012.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)