29 Mars 2024

Sektori teknologjik rrit bursat aziatike

Tokio, 18 mars - Aksionet teknologjike luajtën rolin e liderit në rritjen e bursave aziatike të mërkurën. Ndërkohë në SHBA, pas përfundimit të mbledhjes, Rezerva Federale iu përmbajt premtimit për të ruajtur në nivel pranë zeros normat bazë të interesit.

Ky vendim e ka mbajtur dollarin në nivelin më të ulët 1-mujor karshi monedhave kryesore të tregtisë. Indeksi MSCI për Azi-Paqësorin pa Japoninë u rrit më shumë se 1 përqind, në gjurmët e bursave amerikane.

Njëkohësisht banka qendrore amerikane theksoi edhe momentin pozitiv të ringjalljes së ekonomisë më të madhe të botës, si dhe u shpreh optimiste në lidhje me sektorin problematik të punësimit në shtetet e bashkuara.

Spekulimet se kompania Intel do të raportojë të dhëna pozitive për këtë tremujor, ndihmuan në rritjen e aksioneve të prodhuesit të çipeve si dhe në rritjen e aksioneve të tjera teknologjike të Azisë.

Treguesi Kospi në korenë e jugut u rrit 2.11 përqind, ku rritjen e udhëhoqi prodhuesi i gjysmë-përçuesve Hynix.

Në Tajvan treguesi TWI u rrit pothuajse 2 përqind, pas rritjes me 2.5 përqind të aksioneve të kompanisë së teknologjisë së lartë AU Optronics.

Edhe në Japoni rolin kryesues në rritjen e indeksit e luajti kompania e teknologjisë Elpida Memory. Ndërkohë indeksi Nikkei u rrit 1.17 përqind dhe indeksi TOPIX u rrit 0.99 përqind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)