03 Shkurt 2023

Rubla ruse vazhdon të zhvlerësohet

Moskë, 9 mars - Rubla ruse vazhdon të zhvlerësohet për shkak të ndikimit të sanksioneve ekonomike.

Sipas të dhënave të Bursës së Moskës, kursi dollar - rubla u rrit me 12,36 për qind në 117.35, dhe kursi euro - rubla u rrit me 8 për qind në 127.42.

Ndërsa vendet perëndimore po zgjerojnë sanksionet e tyre ekonomike kundër Rusisë për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, në Rusi po merren masa të reja në përgjigje të sanksioneve.

Banka Qendrore e Rusisë njoftoi se ka pezulluar shitjet në valuta të huaja nga 9 mars deri më 9 shtator.

Në deklaratën e bankës, thuhet se kufijtë e tërheqjes së depozituesve në valutë të huaj u riorganizuan në një maksimum prej 10 mijë dollarë dhe se depozituesit mund të tërheqin shifrat më të mëdha se kjo vetëm në rubla ruse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)

- Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës organizon marsh kundër Asociacionit, dhe në shënim të 53-vjetorit të themelimit të UP-së. (Biblioteka Kombëtare, ora 16:00)