11 Gusht 2022

Rritja ekonomia ul numrin e të papunëve në Gjermani

Berlin, 15 tetor - Gjermania e lë pas shumë më shpejt se ç\'pritej krizën ekonomike.

Këtë vit produkti i brendshëm bruto do të rritet me 3,5 për qind, vitin e ardhshëm edhe me 2,0 për qind të tjerë, parashikojnë institutet kryesore të studimeve ekonomike në raportin e tyre të vjeshtës.

Nga kjo rritje sipas vlerësimit të tyre do të bjerë ndjeshëm  papunësia, në vitin 2011 në mesatarisht nën tre milionë. K

ancelarja Angela Merkel deklaroi se raporti është një \"dëshmi mbresëlënëse\" e faktit se Gjermania ndodhet në rrugën e duhur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 gusht 2022

- Handikos organizon ceremoninë e shpërndarjes së 70 karrocave për personat me aftësi të kufizuara, donacion nga Izraeli, ku do të marrin pjesë ambasadorja e Izraelit, znj. Tammy Ziv, ministrja e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë,  znj. Donika Gërvalla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara Adresa: Veternik, ora 10:00)

- Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës mban konferencë për media. (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Në qytetin e Vushtrrisë organizohet Akademia Verore "Arbën Xhaferi‘’ edicioni i II-të. (Kalaja e Vjetër të Vushtrrisë, ora 17:00)