25 Prill 2024

Rritja e çmimit të naftës rrezikon ekonominë botërore

Koln, 3 dhjetor - Rritja e çmimit të naftës mund të rrezikojë sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) në Köln ekonominë botërore.

Për shkak se rimëkëmbja koniunkturore ende është e pastabilizuar, rritja e çmimit të naftës mund të kthehet në një problem serioz duke rrezikuar rritjen ekonomike për shumë vende në botë, tha shefi i IEA-s, Fatih Birol, për radion gjermane WDR.

IEA llogarit që prodhimi i naftës në botë nuk e ndjek dot rritjen gjithnjë e më të madhe të kërkesës për naftë.

Çmimi i naftës do të vazhdojë për këtë shkak të njohë rritje. Epoka e naftës së lirë përfundimisht ka marrë fund, ka thënë Birol.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)