27 Prill 2024

Rritet defiçiti tregtar i SHBA-së për muajin janar

Washington, 11 mars - Defiçiti tregtar i Shteteve të Bashkuara u rrit ndjeshëm në muajin janar, pasi ngritja e çmimit të naftës ka rritur koston e importeve.

Raporti i sotëm nga Deparatmenti i Tregëtisë thotë se diferenca mes exporteve amerikane dhe të importuar u thellua me më shumë se 15% duke kapur shifrën e 46 miliardëve.

Defiçiti tregtar u zgjerua megjithë faktin që eksportet kanë shënuar nivele rekord me rënien e vlerës së dollarit që i bën më të tregtueshëm mallrat amerikane në tregje ndërkombëtare. 

Një raport tjetër i qeverisë tregon se numri i njerëzve që aplikojnë për asistencë papunësie në SHBA ësht rritur me 26 mijë vetë duke arritur shifrën 397 mijë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)