18 Qershor 2021

Rritet çmimi i naftës pas vendimit të OPEC

New York, 3 qershor - Çmimet e naftës u rritën me optimizmin se tregjet janë në gjendje të thithin fuçi shtesë pasi prodhuesit kryesorë të naftës ritheksuan vendimin e tyre për të rritur prodhimin e tyre deri në korrik.

Standardi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar Brent u tregtua me 70.48 dollarë për fuçi në mëngjes me një fitim për 0.32 për qind pasi u mbyll të martën me 70.25 dollarë për fuçi.

Brendi amerikan West Texas Intermediate (WTI) tregtohej me 67.86 dollarë për fuçi në të njëjtën kohë me një rritje prej 0.20 për qind pas mbylljes së mëparshme me 67.72 dollarë për fuçi.

Nafta Brent arriti në mbi 70 dollarë për fuçi menjëherë pas takimit të OPEC-plus të martën.

23-anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e saj, të njohur si OPEC-plus ranë dakord të qëndrojnë në kuotën e saj të prodhimit të rënë dakord më parë e cila kërkon që karteli të rritë gradualisht prodhimin deri në korrik, duke cituar "se kërkesa e naftës tregon shenja të qarta të përmirësim”.

Grupi kishte rënë dakord për të rritur prodhimin e tij me 350 mijë fuçi në ditë në maj dhe qershor dhe 400 mijë fuçi në ditë në korrik. Frenimi shtesë i prodhimit të Arabisë Saudite prej 1 milion fuçi në ditë gjithashtu do të hiqet gradualisht me një rritje të prodhimit prej 250 mijë fuçi në ditë në maj, 350 mijë fuçi në ditë në qershor dhe 400 mijë fuçi në ditë në korrik.

Me kuotën e re të prodhimit, prodhimi kolektiv i grupit do të arrijë 5.8 miliardë fuçi në ditë në korrik.

Duke ushtruar presion për rritjen e çmimit të naftës, grupi vuri në dukje forcimin e bazave të tregut, me kërkesën për naftë që tregon shenja të qarta përmirësimi dhe rënien e stoqeve të OECD, ndërsa rimëkëmbja ekonomike vazhdon në pjesën më të madhe të botës me përshpejtimin e programeve të vaksinimit.

Rimëkëmbja ekonomike, veçanërisht në SHBA dhe Kinë, konsumatorët më të mëdhenj të naftës në botë, sinjalizon një rikthim të kërkesës për naftë përpara rritjes së pritshme të lëvizshmërisë gjatë periudhës verore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Qershor 2021 - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të vizitojnë banesat kolektive ku janë përfunduar punimet për renovimin e kulmeve, si dhe ku kanë filluar punimet për lyerjen e korridoreve. (Përballë Qendrës Sportive, ora 10:00)

- Anulohet -  Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mban tryeza e radhës bashkëbisedim me Ministren e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli. (Zyrat e Odës Amerikane në Pejton, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, shefi i misionit të UNHCR, Erol Arduc, Drejtuesi i sektorit të bashkëpunimit nga Zyra e BE-së, Luigi Brusa, dhe Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, znj. Ulrika Richardsondo të zbulojn pllaken e përurimit të një pjese të sapo renovuar të Qendrës së Azilit, në Vranidoll të komunës së Prishtinës. (Qendra e Mbajtjes në Fshatin Vranidoll, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me nënkryetaren Memnuna Ajdini do të vizitojnë rajonin e Zhupës, ku do të shohin nga afër projektet e realizuara në këtë rajon. (Rajoni i Zhupës, ora 10:30)

- Kolegji Universum organizon një ligjeratë publike me Alain Le Roy - diplomat francez i cili ka qenë Zv. Sekretar i përgjithshëm i OKB-së, udhëheqës i gjitha operacioneve globale paqeruajtëse të OKB-së në botë, Ambasador i Francës dhe shumë poste tjera të rëndësishme. (Hapësirat e kolegjit Universum në kampusin e Lipjanit, ora 11:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton formimin e grupeve punuese për mbikëqyrjen e ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00)

- Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina mban në konferencë për shtyp rreth më të rejave të klubit. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 14:00)

- Prointegra organizon takim publik ''Kosova në lëvizje - Kontributi i diasporës''. (Online nëpërmjet ZOOM, ora 14:00)