09 Dhjetor 2021

Rritet çmimi i naftës në tregun botëror

Londër, 21 gusht - Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur sot pasi Organizata e vendeve eksportuese të naftës (OPEC) dhe disa anëtare të organizatës kanë bindur tregun që në mënyrë rigoroze do të ulin prodhimin e tyre të përgjithshëm të naftës për caktimin e nivelit prej 7.7 milionë fuçi në ditë.

Në tregun e Londrës çmimi për një fuçi nafte është rritur me 0.2 për qind në raport me mbylljen e fundit dhe arrinte 45.01 dollarë.

Në tregun amerikan një fuçi tregtohej për 0.05 për qind më shumë se çmimi i 42.84 dollarë.

Çmimi u rrit pasi grupi OPEC-plus ra dakord t'u përmbahej kuotave të përcaktuara të prodhimit të përgjithshëm të naftës në mënyrë që të zvogëlojë furnizimin global dhe kështu të mbështesë çmimet në tregun global të naftës.

OPEC dhe vendet jo anëtare të mërkurën bënë thirrje për vigjilencë të të gjitha vendeve pjesëmarrëse, duke theksuar brishtësinë e tregut dhe pasigurinë e lartë, veçanërisht të lidhur me kërkesën e naftës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 dhjetor 2021

- Shoqata e Bankave të Kosovës organizon hapjen e “Konventës Vjetore bankare të SHBK-së 2021”. (Swiss Diamond, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e gjetjeve nga hulumtimi “Perceptimet e sektorit privat rreth prokurimit publik”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Kolegji IBC-M organizojnë tryezën e diskutimit për prezantimin e Raportit të Vlerësimit të Kartelës Matëse të Autonomisë Universitare. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, kampusi i UP-së, ora 10:00)

- Mbahet seanca e 2-të e rregullt të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës në të cilën do të zgjedhet kryesuesi i Kuvendit të Komunës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i dorëzon detyrën kryetarit të ri, Alban Hyseni. (Zyra e Kryetarit, ora 11:00)

- Rrjeti Mesdhetar i Grave Ndërmjetësuese së bashku me OJQ-në She Solutions mban konferencën "Gratë në sektorin e sigurisë: ndërmjet sfidave dhe mundësive". (Zyra e BE për informim, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizojnë ekspozitën për fotografinë më të mirë kundër-korrupsion 2021, ku do të shpallen tre fituesit e kësaj gare. (Parku Arkeologjik ‘Lapidariumi’ përballë Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 11:00)

- OJQ AKTIV bën prezantimin e aplikacionit Aber online për celularë Android dhe iOS. (Hotel Ulpiana në Graçanicë, ora 11:00)

- Instituti D4D organizon tryezën diskutuese me temën “Fushata zgjedhore në llupë: A e kërcënojnë integritetin zgjedhor çrregullimet e informacionit?”. (Hotel Prishtina, ora 14:00)