25 Prill 2024

Rihapet terminali doganor në kompleksin e Trepçës

Mitrovicë, 2 nëntor - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se sot do të organizojë ceremoninë e rihapjes së Terminalit Doganor në kompleksin e Trepçës.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë Kryeministri Albin Kurti, Ministri  i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu dhe menaxhmenti i kombinatit Trepça.

 Dogana e Kosovës ka përfunduar të gjitha procedurat për hapjen e terminalit doganorë në hapësirat e ndërmarrjes Trepça në qytetin e Mitrovicës.

Hapësira e ndërmarrjes Trepça është vlerësuar si e përshtatshme nga autoritetet doganore të Kosovës meqë ajo hapësirë është shfrytëzuar nga ky institucion edhe më parë, përkatësisht deri në vitin 2013.

Hapësira ku pritet të ndërtohet terminali doganor ka një sipërfaqe e cila përbëhet nga afër 15 mijë metra katrorë dhe mund të zgjerohet sipas nevojave dhe marrëveshjes me Trepça.

Hapësira e cila përbën interes për Doganën ka një infrastrukturë të mjaftueshme për zhvillimin e veprimtarisë së saj.

Kjo hapësirë vazhdon të posedojë infrastrukturën e nevojshme të terminalit, siç janë zyrat për Doganë, Agjension të Ushqimit dhe shpedicione, nyjet sanitare, ndriçimin, ujin dhe platformën e asfaltuar të pa ndryshuar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)