24 Prill 2024

Regling: Nuk ka rrezik nga kolapsi i euros

Bruksel, 26 nëntor - Drejtori i Fondit të Bashkimit Evropian për ndihmë financiare të shteteve-anëtare, Klaus Regling sot deklaroi se nuk ekziston rrezik që kriza me borxhe të shkaktojë kolaps të valutës së përbashkët evropiane, madje edhe nëse vendet tjera, si për shembull Portugalia, vazhdojnë pas hapave të Greqisë dhe Irlandës dhe kërkojnë ndihmë financiare.

Regling për gazetën gjermane \"Bild\" deklaroi se edhe pse euroja mund ta humb nga vlera, megjithatë problemet me të cilat ballafaqohen vendet në aspektin ekonomik më të dobëta në euro-zonën 16-anëtarëshe, nuk mund të sjellin në rrezik valutën e tyre të përbashkët.

\"Nuk ekziston kurrëfarë rreziku. Asnjë shtet nuk do të heqë dorë vullnetarisht nga euroja. Për vendet më të dobëta kjo do të jetë vetëvrasje ekonomike, ndërsa e njëjta vlen edhe për vendet më të fuqishme\", deklaroi Regling, duke shtuar se megjithatë pajtohet me kancelaren gjermane Angela Merkel se Evropa është \"në një situatë tejet serioze kur bëhet fjalë për euron\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)