27 Prill 2024

Quality Kosova promovon ekonomin e Kosovës në Çeki

Prishtinë, 9 shtator - “Quality Kosova” në bashkëpunim me “Czech INVENT”, për disa ditë më radhë më saktësisht nga 11 deri më 15 shtator do qëndrojnë për vizitë studimore në kryeqendrën e Republikës së Çekisë.


Intersimi i palëve pjesëmarrës në vizitës  është që për së afërmi ta shohin  zhvillimin lokal, zhvillimin e  zonave ekonomike, të  parqeve,  të bizneseve,   si dhe më konkrete për të bërë promovimin  e investimeve të huaja në regjionet e Republikës së Kosovës tek investitorët potencial çek.

Përveç kryetarëve të Komunave të Kosovës  nga  delegacioni  i vendit tonë   janë edhe  përfaqësues  të   Agjencionit  për Promovimin  e Investimeve në Kosovë, të  Agjencionit për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të vogla dhe te mesme të Kosovës , të  Agjencionit  për Privatizimin e Kosovës, të  Agjencionit  Regjionale për Zhvillimi si dhe Universiteti për Biznes dhe Teknologji, gjegjësisht “Quality Kosova”.

Ky organizim bëhet në bashkëpunim me partnerin nga Republika Çeke Czech INVENT kurse është mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, SOROS- Zyra në Pragë dhe në Prishtinë dhe Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT).

Po ashtu  në kuadër  projekti për  “Përmirësimi  i klimës së investimeve dhe ndërmarrësisë në Kosovë”., për disa  muaj  me radhë  janë zhvilluar disa konferenca të njëpasnjëshme në UBT po ashtu është   organizuar  edhe  vizita  studimore nëpër komunat e Kosovës  si në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren,  Gjilan,  Novobërdë,  Shtime, etj ,   ku partnerët e projektit patën  mundësi që për së afërmi  t’i  identifikojnë  nevojat dhe  kërkesat  për përmirësimin e klimës së investimeve të  huaja .

Pas vizitës  si  pjesë finale e projektit do të organizohet edhe një konferencë  po ashtu  do të diskutohet rreth krijimit të strategjive për përmirësimin e klimës  së ndërrmarrësisë dhe investimeve të huaja në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)