23 Prill 2024

Qeveria greke nxjerr në shitje “Hellenic Petroleum”

Athinë, 2 shtator - Ministria e Financave të Greqisë shpalli zyrtarisht në datën 29 gusht privatizimin e pjesës shtetërore në aksionet e gjigantit grek të naftës “Hellenic Petroleum”.

Sipas portalit “energjia.al”, shteti grek zotëron 35.48 për qind të aksioneve, 41.85 për qind janë në pronësi të “Latsis Group” dhe pjesa tjetër prej 22.67 për qind tregtohet lirshëm në bursën greke dhe zotërohet nga aksionerë të vegjël.

Në Shqipëri kompania “Hellenic Petroleum” ka kompani të tregtimit me shumicë e pakicë dhe vlerësohet se privatizimi do t\'i japë një hov të ri prezencës së gjigantit grek, i cili kohët e fundit nuk ka qenë shumë aktiv.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)