16 Prill 2024

Putini shprehet për krijimin e zonave të lira tregtare me BE-në

Moskë, 24 nëntor - "Rusia angazhohet për thellimin e bashkëpunimit ekonomik me Bashkimin Evropian. Ne synojmë krijimin e një bashkësie ekonomike harmonike nga Lisbona në Vladivostok", shkruan kryeministri rus Vladimir Putin në një artikull autorial për gazetën gjermane "Süddeutsche Zeitung".

Për të ardhmen mund të paramendohet edhe krijimin i zonave të lira tregtare dhe reforma të përparuara të integrimit. 

Putin poashtu shprehet për aleanca strategjike të ndërmarrjeve në fushat si furnizimi me energji elektrike, ndërtimi i anijeve, makinave dhe avionëve, teknologjisë kozmike, industrisë mjekësore dhe farmaceutike, energjisë bërthamore apo logjistikës.

Putin fillon sot një vizitë pune dyditore në Gjermani. Ai do të takohet edhe me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)