19 Prill 2024

Publikohet raporti “Migrimi i fuqisë punëtore të Ballkanit Perëndimor"

Prishtinë, 30 shtator - Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, mori pjesë në publikimin e raportit “Migrimi i fuqisë punëtore të Ballkanit Perëndimor, i hartuar nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) në  bashkëpunim me Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe me financim nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Në këtë diskutim morën pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, përfaqësues nga Bashkimi Evropian, Zvicra, Austria, ekspertë ndërkombëtarë, përfaqësues nga odat ekonomike, shoqatat e diasporës dhe organizata joqeveritare.

Në fjalën e saj, Ministrja Hajdari i falënderoi përfaqësuesit dhe ekspertët nga OECD, për analizat e migrimeve për motive punësimi të ekonomive të Ballkanit Perëndimor dhe për rekomandimet, për të krijuar një mjedis të përshtatshëm për transferet dhe investimet e remitancave, për të shfrytëzuar sa më shumë hyrjet e mëdha të remitancave dhe zhvillimin e një programi të gjerë ekonomie dhe për të promovuar investimet e diasporës.

Ministrja Hajdari përmendi rolin kyç të diasporës, si element vital i Republikës së Kosovës dhe pjesë e fortë integrale e planit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillim të qëndrueshëm.

“Ne e shohim diasporën si kapital njerëzor para se ta shohim atë si kapital financiar. Diaspora jonë është pasuria më e vlefshme në zonat ku ajo banon, sepse sjell me vete jo vetëm një pasuri të madhe por edhe kapital njerëzor, përkatësisht njohuri, transferime njohurish dhe burime të tjera jetike dhe ato janë forca lëvizëse e ekonomisë sonë” theksoi Ministrja Hajdari.

Ajo përmendi përkushtimin e plotë të Qeverisë Kurti, për të ndjekur të gjitha masat thelbësore për të krijuar parakushtet e nevojshme në mënyrë që diaspora jonë të perceptojë vendin tonë jo vetëm si një pikë origjine, por edhe si një vend për të bërë biznes, për të shfrytëzuar potencialin e tyre të plotë dhe për t'u bërë agjentë të suksesshëm zhvillimi, për më të mirën e ekonomisë sonë.

Ajo përfundoi se, Republika e Kosovës është gjithmonë e hapur për aleanca strategjike dhe bashkëpunime rajonale në fusha të përfitimit reciprok, si partnerë të barabartë, duke punuar së bashku me plan konkret të veprimit në vazhdim, sipas Procesit të Berlinit, për tu integruar në Bashkimin Evropian.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)