09 Dhjetor 2021

PSD kundër privatizimit të shpejtë të ndërmarrjeve publike

Prishtinë, 26 maj - Partia Socialdemokrate e Kosovës ka shprehur rezervat e saj për procesin e privatizimit të ndërmarrrjeve publike, PTK-së KEK-ut dhe dhënies me koncension të Aeroportit të Prishtinës.

PSD rekomandon nxjerrjen e një ligji të veçantë për privatizimin e ndërmarrjeve publike me qëllim të sigurimit të privatizimit efikas, transparent dhe llogaridhënës të këtyre ndërmarrjeve.

PSD- ja i përkrahë kerkesat e Sindikatës së pavarur të PTK-së për analizimin e gjendjes në Ndërmarrjeve Publike, aprovimin e Ligjit të Privatizimit të PTK-së, si dhe Ligjit të punës para se të fillojë privatizimi i kësaj ndërmarrje.

Poashtu kjo parti kërkon që të bëhet vlerësimi i praktikave të privatizimit në rajon, sukeseset dhe dështimet, dhe shumën e aksioneve qe do të mbahen në pronësi publike.

Rekomandimet  e PSD-së

- Për të siguruar privatizimin efikas, transparent dhe llogaridhënës të Ndërmarrjeve Publike,  Parlamenti duhet të nxjerrë Ligjin e vecantë për privatizimin e Ndërmarrjeve Publike .

- Të rishqyrtohet pozicioni , autorizime e Komisionit Qeveritar të Privatizimit dhe Komisionit Ndërministror të Partneritetit Publiko – Privat përmes amandamentimit të Ligjit të Ndërmarrjeve Publike dhe të fuqizohet pozicioni i Kuvendit dhe të sigurohet transparenca dhe llogaridhënia e Qeverisë.

- Të bëhët analiza e gjendjes në Ndërmarrjet Publike,  sepse pranimi i pa kontrolluar i punëtorëve ka ndikuar në renien e vleres së ndërmarrjeve. Gjithashtu të bëhët vlerësimi i praktikave të privatizimit në rajon, sukeseset dhe dështimet, dhe sa aksione dhe  cilat do të mbahen në pronësi publike. Ne sugjerojmë që të mbahen 51% të akcioneve në pronësi publike

- Mjetet që vijnë nga privatizimi nuk duhen të përdoren si pjesë e buxhetit por për investime publike në infrastrukturë, arsim apo shëndetësi, pasi të bëhët një debat i gjerë publik.

- PSD – ja  i  përkrahë kerkesat e Sindikatës së pavarur të PTK-së. Të bëhët analiza e gjendjes në Ndërmarrjet Publike, të aprovohet Ligji i Privatizimit të PTK-së, dhe të mos  fillojë privatizimi i ndërmarrjes pa aprovuar Ligjin e Punes, i cili do të mbrojë pozitën e tyre.  

Këto janë vetem disa rekomandime ëer te cilat PSD – ja vlerëson se janë shuë të rëndësishme sepse nga mënyra e privatizimit të tyre dhe rezultatet e këtij procesi do të preken interesat e cdo qytetari të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 dhjetor 2021

- Shoqata e Bankave të Kosovës organizon hapjen e “Konventës Vjetore bankare të SHBK-së 2021”. (Swiss Diamond, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e gjetjeve nga hulumtimi “Perceptimet e sektorit privat rreth prokurimit publik”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Kolegji IBC-M organizojnë tryezën e diskutimit për prezantimin e Raportit të Vlerësimit të Kartelës Matëse të Autonomisë Universitare. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, kampusi i UP-së, ora 10:00)

- Mbahet seanca e 2-të e rregullt të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës në të cilën do të zgjedhet kryesuesi i Kuvendit të Komunës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i dorëzon detyrën kryetarit të ri, Alban Hyseni. (Zyra e Kryetarit, ora 11:00)

- Rrjeti Mesdhetar i Grave Ndërmjetësuese së bashku me OJQ-në She Solutions mban konferencën "Gratë në sektorin e sigurisë: ndërmjet sfidave dhe mundësive". (Zyra e BE për informim, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizojnë ekspozitën për fotografinë më të mirë kundër-korrupsion 2021, ku do të shpallen tre fituesit e kësaj gare. (Parku Arkeologjik ‘Lapidariumi’ përballë Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 11:00)

- OJQ AKTIV bën prezantimin e aplikacionit Aber online për celularë Android dhe iOS. (Hotel Ulpiana në Graçanicë, ora 11:00)

- Instituti D4D organizon tryezën diskutuese me temën “Fushata zgjedhore në llupë: A e kërcënojnë integritetin zgjedhor çrregullimet e informacionit?”. (Hotel Prishtina, ora 14:00)