19 Prill 2024

Produktet serbe bojkotohen edhe në Maqedoni

Shkup, 7 gusht - Shqiptarët në disa zona në Maqedoni janë solidarizuar me bashkëkombasit e tyre në Kosovë për të bojkotuar produktet serbe.

Fushatat e ndjekura në Kosovë për bojkotimin e produkteve serbe, fushatat nga Vetëvendosja!” si dhe fushatat e ndryshme nëpër rrjetet sociale në internet kanë ngritur interesin dhe vetëdijen që të bojkotohen produktet serbe edhe në Maqedoni nga ana e shqiptarëve.

Një kompani për distribuimin e mallrave në Shkup ka konfirmuar se tregtarët e vegjël së fundi nuk preferojnë të furnizohen me produkte serbe, pasi që ata nuk parapëlqehen dhe nuk shiten nëpër dyqanet e tyre.

“Është mëse e vërtetë se së fundi nuk po ecën malli dhe produktet me origjinë nga Serbia, të cilat janë të plasuara me të madhe në Maqedoni. Nuk ka interes për tu furnizuar me këto mallra dhe se kjo ndoshta është edhe si pasojë e fushatës së fundit në Kosovë ku ka një refuzim të mallrave serbe”, thekson për agjencinë e lajmeve INA drejtuesi i kompanisë shqiptare të distribuimit të produkteve ushqimore në Shkup.

Qytetarë të pyetur gjithashtu theksojnë se nuk i dëshirojnë mallrat serbe dhe se refuzimi i tillë është rritur sidomos pas krizës së fundit në Kosovë.

“Ne edhe më parë nuk i kemi parapëlqyer këto mallra, edhe pse janë të plasuara shumë në Maqedoni. Por tani sigurisht edhe më shumë. Të gjithë duhet të veprojnë kështu, pse të mos i bojkotojmë dhe refuzojmë, kur dihet se ata nuk dëshirojnë asgjë tonën”, thekson Armend.H nga Kumanova.

Produktet serbe në Maqedoni janë të njohura, të cilat njihen edhe përmes barkodit të produktit që është 860.

Një pjesë e madhe e prodhimeve të kompanive shqiptare thuajse fare nuk preferohen dhe shiten nëpër tregjet dhe markete. Këtë e bëjnë të ditur edhe vetë prodhuesit e produkteve ushqimore, sipas të cilëve janë shumë arsye për mosplasimin e produkteve të tyre apo si[ thonë ata refuzimin e heshtur.

Në rrjetin social të internetit Facebook ka nisur një fushatë intensive ku bëhet thirrje për të bojkotuar produktet serbe edhe në Shqipëri, Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe trevat tjera shqiptare.

/INA/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)