07 Shkurt 2023

Prishtina Mall hap dyert për mediat dhe përfaqësusit e brendeve

Prishtinë, 19 janar - Sot, pas tre vitesh ndërtimi, një nga qendrat tregtare më të mëdha në Evropën Juglindore me krenari hapi dyert e saj për herë të parë për mediat dhe pronarët e bizneseve për një shikim të shpejtë të mrekullisë së saj nëpërmjet një vizitë ekskluzive shoqëruar me koktej.

Me një hapësirë prej 240.000 metrash katrorë, e projektuar nga LaguardaLow Architects nga Nju Jorku, dhe e çertifikuar me EDGE level 1 për strukturën e saj miqësore ndaj mjedisit, Prishtina Mall përmbush standardet më të larta botërore dhe sjell prestigj ndërkombëtar në Kosovë dhe në mbarë rajonin, duke sjellë një koncept të ri argëtimi dhe shopingu.

Prishtina Mall me entuziazëm ofroi një mundësi për njerëzit që të njihen më mirë me qendrën dhe ofertat e saj, përmes këtij eventi mysafirët patën mundësinë të eksplorojnë ndërtesën, të marrin një vështrim nga prapaskenat e bizneseve që së shpejti do ta quajnë këtë ndërtesë të mrekullueshme shtëpi.

Vizita u shoqërua nga drejtori menaxhues Z. Alvaro Costa dhe Presidenti i Bordit Z. Fatmir Zymberi, të cilët dhanë një pasqyrë të historisë së qendrës tregtare dhe qiramarrësve të saj.

Pas vizitës, të pranishmit patën mundësinë e diskutimit të potencialit të fillimeve të tyre të reja gjatë koktejit, të organizuar në amfiteatrin e kësaj qendre.

Prishtina Mall do të hapet për publikun më 9 mars 2023, dhe është investimi më i madh privat në Kosovë, i cili do të sjellë më shumë se 200 marka ekskluzive, shumë prej të cilave hapen për herë të parë në Kosovë si Cinestar, Hyperactive, Hamleys, Intersport, Mr. Bricolage, etj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)