25 Prill 2024

Përgatitje intensive për panairin ndërkombëtar Expokos 2011

Prishtinë, 22 prill - Ceo - Congress & Event Organization ju njofton se nga data 18 deri më 21 maj 2011 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë do të mbahet panairi ndërkombëtar i specializuar në fushën e ndërtimit, energjetikës, teknikës dhe industrisë së drurit ˝Expokos 2011˝.

Panairi ˝EXPOKOS 2011˝ shënon edicionin e dhjetë jubilar të tij me rritje të konsiderueshme dhe suksese të vazhdueshme që ka shënuar për një dekadë të tërë.

Edicioni i sivjetshëm do të karakterizohet me risi të shumta ku numri i kompanive ekspozuese do të jetë më i lartë se asnjëherë më parë. Pjesëmarrës me produktet dhe shërbimet e tyre do të jenë kompani nga Kosova, rajoni dhe vendet e bashkimit Europian dhe më gjerë. 

Në panairin ˝EXPOKOS 2011˝ përveç prezantimit individual të qindra kompanive, do të marrin pjesë emra të njohur të firmave nga Sllovenia të cilët mbështeten nga Agjencia për promovimin e eksportit, kompani nga Kroacia të organizuara nga Oda Ekonomike e Kroacisë, pavijoni i kompanive nga Turqia të mbështetura nga qeveria Turke, pavijoni i kompanive nga Bosnja, kompani nga Greqia bashkë me Odën Ekonomike të Kozanit, kompani prodhuese nga Kosova të mbështetura nga USAID-i, pavijoni i kompanive nga Lugina e Preshevës të mbështetura poashtu nga USAID-i etj.

Pjesëmarrës me stendat e tyre do të jenë edhe Agjencioni për Promovimin e Investimeve të Huaja në Kosovë (APIK) dhe Komisioni Italian i Tregtisë.

Panairi do të vizitohet nga delegacione të larta qeveritare nga Kosova dhe rajoni si dhe nga komuniteti i biznesit si: odat ekonomike, agjencitë për promovimin e investimeve etj., që do të marrin pjesë në aktivitetet paralele që do të zhvillohen gjatë panairit, si takimet B2B, prezantime dhe diskutime të shumta në mes të bizneseve nga Kosova dhe vendet tjera. Në panairin ˝EXPOKOS˝ do të prezantohen produkte të shumëllojshme nga teknologjia e avancuar nga prodhuesit më të njohur ndërkombëtar të fushës së ndërtimit, energjetikës, makinerisë dhe përpunimit të drurit.

˝EXPOKOS˝ për këto vite është shndërruar në një katalizator në realizimin e misionit parësor për nxitjen e tregtisë në mes kompanive kosovare dhe atyre të huaja, në një medium i cili ka shërbyer dhe po shërben për të tërhequr dhe rritur interesimin për investimet e kompanive të huaja në Kosovë dhe për të zhvilluar e stimuluar bashkëpunimin tregtar në mes të Kosovës dhe vendeve të rajonit, vendeve të Bashkimit Evropian dhe më gjerë.

Gjatë kohës së panairit organizatori (CEO-Congress & Event Organization) do të mbajë një manifestim me rastin e kremtimit të edicionit të dhjetë jubilar të panairit ndërkombëtar ˝EXPOKOS˝.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)