24 Prill 2024

Përfundon takimi i CEFTA-s në Bruksel

Prishtinë 8 shtator - Delegacioni nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka marrë pjesë sot në takimin e Komitetit Special të Përbashkët të marrëveshjes për tregti të lirë në Evropën Juglindore (CEFTA) në Bruksel.

Ky takim ishte thirrur nga Republika e Serbisë me 27 Korrik të këtij viti për të diskutuar mbi masat e reciprocitetit te aplikuara nga qeveria e Kosovës ndaj Serbisë, por duke marrë parasysh marrëveshjen e arritur mbi pranimin reciprok të vulave doganore në raundin e gjashtë të bisedimeve në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel me 2 Shtator të këtij viti, pika kryesore në agjendë kishte të bëjë pikërisht me këtë marrëveshje.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga shtatë shtete anëtare të CEFTA-s, me përjashtim të Shqipërisë. Takimi u kryesua nga Kosova.

Ne konkluzionet e mbledhjes së Komitetit Special të Përbashkët u përshëndet marrëveshja e arritur me 2 Qershor  në Bruksel ne sesionin e fundit të bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE, si dhe u shpreh besimi se palët e përfshira do të angazhohen maksimalisht për implementimin e marrëveshjes ne përputhshmëri të plotë me procedurat e CEFTA-s.

Komisioni po ashtu inkurajoi të gjitha palët që të mundohen t’i zgjidhin çështjet e tregtisë nëpërmjet konsultimeve bilaterale dhe në vijë me politikat e CEFTA-s.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila kishte informuar përmes një letre dy ditë më parë Sekretariatin e CEFTA-s mbi marrëveshjen e arritur  për pranimin reciprok te vulave doganore si dhe për gatishmërinë e plotë të anës Kosovare të vazhdojë me rrjedhën e rregullt të marrëdhënieve tregtare.

Në letër ishte permendur  po ashtu që mbajta e takimit kishte humbur në rëndësi si rrjedhojë e zhvillimeve të reja dhe faktit qe pika e vetme në agjendë merrej me një situatë tashmë te tejkaluar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)