18 Prill 2024

PDIU: Produktet serbe të zëvendësohen me ato shqiptare

Tiranë, 27 korrik - Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përmes një deklarate me shkrim thotë se ka ndjekur me vëmendje aksionin e Policisë së Kosovës për marrjen e kontrollit të dy pikave kufitare në veri të vendit, me qëllim shtrirjen e sovranitetit të qeverisë së Republikës së Kosovës në të gjithë territorin e shtetit.

“PDIU mbështet këtë veprim dhe u bën thirrje të gjitha forcave politike nga mbarë hapsirat shqiptare që të mbështesin me aq sa mundin vendosjen e plotë të integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës. Kombi shqiptar duhet të jetë i bashkuar kur vjen fjala tek çështja kombëtare. Për PDIU kjo është e vetmja mënyrë për të ruajtur paqen në Ballkan dhe për të forcuar bashkëpunimin e shteteve të rajonit tonë”, thuhet nw deklaratw.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet  thekson se e mbështet embargon e vendosur nga qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe, si masë reciprociteti ndaj të njëjtit akt të zhvilluar nga qeveria serbe në vitin 2008. Si pjesë e pandashme e programit të PDIU-së, reciprociteti është mjeti që duhet të ndjekin qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës për të mundësuar marrëdhënie të mira dhe frytdhënëse me të gjitha vendet fqinje.

Në këtë kuadër, PDIU i bën thirrje Dhomës së Tregtisë së Tiranës që t\'i bashkangjitet nismave të dhomava analoge turke, maqedonase dhe kroate për zëvendësimin e produkteve serbe që nuk do të jenë më në tregun e Kosovës me produkte shqiptare.

\"Në këndvështrimin tonë, biznesi shqiptar, i sponsorizuar edhe nga autoritetet shtetërore duhet të ishte instanca e parë që do të ofronte këtë bashkëpunim. Bashkimi Ekonomik i Shqipërisë me Kosovën, si parakusht i bashkimit më të gjerë ekonomik me gjithë rajonin, tani më shumë se kurrë duhet të nisë nga zbatimi.\"

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta për familjarët e policit të forcave speciale të Kosovës, Enver Zymberi, i cili humbi jetën gjatë operacioneve të djeshme. Zymberi do të shënohet në listën e gjatë të shqiptarëve patriotë që kanë sakrifikuar jetën e tyre për të mirën e atdheut.

Gjithashtu, PDIU përshëndet qëndrimin e njëzëshëm të partive politike dhe të shoqërisë civile në Kosovë në mbështetje të veprimeve të autoriteteve shtetërore të Kosovës dhe inkurajon që një frymë e tillë bashkëpunim të ekzistojë sa herë që bëhet fjalë për çështje të rëndësisë kombëtare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)