20 Prill 2024

Pacolli kërkoi heqje të barrierave doganore Kosovë - Shqipëri

Prishtinë, 22 mars - Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli zhvilloi në një takim me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta ka kërkuar treg të përbashkët dhe heqjen e barrierave doganore midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas presidentit Pacolli kjo do të ndikojë në uljen e të ardhurave doganore por do të sjellë përfitime shumë herë më të mëdha.

Në takimin e radhës me kreun e LSI-së Ilir Meta presidenti i Kosovës shprehu mirënjohjen për kontributin e dhënë në njohjen e pavarësisë nga shtetet të ndryshme.

“Mund t’iu them se ai ka lënë ende punë të pakryera, për të cilat është nevojitur kohë dhe unë sot e luta që krejt këtë punë që ka mbetur pa u kryer, që të vijë në Kosovë dhe të bisedojmë, që të mos ndalemi."

"Kemi shumë punë për të kryer dhe puna e z.Meta për njohjet është shumë e rëndësishme. Jam i sigurt se Meta, me energjinë e tij, me vullnetin e madh, do të përballoj çdo sfidë në mënyrë të suksesshme. Bashkëpunimi me të do të jetë shumë i madh. Ne e vlerësojmë shumë punën që ka bërë për Kosovën dhe besoj se ky aktivitet do të vazhdojë edhe më tej”, theksoi Presidenti Pacolli.

Nderkaq Meta ka theksuar se LSI mbështet politikën e presidentit të Kosovës, të qeverisë së Kosovës, mbështet forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, midis dy qeverive dhe midis dy parlamenteve.

"Jemi të bindur se projektet madhore të cilat kanë përparuar me mjaft sukses në Shqipëri, por po përparojnë edhe në Kosovë do t’i forcojnë edhe më tej marrëdhëniet e shkëlqyera midis shqiptarëve në të dyja anët e kufirit, i cili është fare konvencional”, tha Meta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)