29 Mars 2024

Pacolli kërcënon Maqedoninë me masa reciprociteti

Prishtinë, 1 gusht - Dy zëvëndeskryeministrat e Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli dhe Mimoza Kusari-Lila, të dielën kanë ndarë pak kohë që të vizitojnë dy biznese prizrenase.

Pacolli e Kusari Lila kanë vizituar qendrën tregtare “Abi Centre” dhe fabrikën për prodhimin e llokumeve, keksëve dhe karameleve “Liri”, duke përçuar mesazhin se bizneset vendase nuk i frikohen masave të reciprocitetit me Serbinë, pasi që kanë shumë alternativa për t’i zëvendësuar.

Me këtë rast, Pacolli ka kërcënuar edhe Maqedoninë se do ta pësojë njësoj si Serbia, nëse nuk rritet interesimi për tregun kosovar, ngase ka thënë se ekziston dallim i madh i bilancit tretar me këtë shtet.

“Sigurisht se do të kërkojmë që të zbatohen dhe me Maqedoninë, duke marr parasysh se ne vetëm 10 për qind të importit, që vjen prej Maqedonisë, e zëvendësojmë me eksportin tonë, 90 për qind ku janë ato. D.m.th., ne do të kërkojmë edhe nga Maqedonia që t’i drejtohet tregut kosovar dhe të gjejë mallra edhe në këtë treg për konsumin e tyre”, ka theksuar Pacolli, raporton korrespodenti i Kohës Ditore nga Prizreni.

Ndërsa pas vendosjes së masave të reciprocitetit me Serbinë, Pacolli ka thënë se bizneset vendore kanë gjetur rrugën alternative për t’i zëvendësuar produktet e Serbisë me ato vendore.

Për më tepër, ai është shprehur i vendosur që përpos ndalesës për qarkullimin e mallrave nga ky shtet, Kosova do t’ia bllokojë Serbisë edhe qarkullimin e veturave dhe nuk do t’i pranojë as pasaportat e tyre, nëse ata veprojnë njësoj edhe më tutje me ato të Kosovës.

Pronari i “Abi Centre”, Irfan Fusha ka thënë se pas ndalesës që ka vendosur Qeveria për mallrat serbe, është rritur dukshëm interesimi për produktet vendore dhe kjo nuk ka pasur kurrfarë ndikimi në furnizimin e tregut.

“Përkundrazi është bërë zëvendësimi i produkteve serbe me ato vendore. Kështu që lirisht mund të konsumon popullata jonë çka do”, ka theksuar ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)