25 Prill 2024

Pacolli diskuton idenë e zonave të lira në Kosovë

Prishtinë, 3 maj - Në kuadër të angazhimit për promovimin dhe implementimin e idesë së krijimit të zonave të lira ekonomike në Kosovë, zëvendëskyreministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, të martën ka takuar ekspertin për zonat e lira Ekonomike prof.dr.Ivan Milos, nga Universiteti i Rjekes.

Profesori Milos, ka eksperiencë të gjatë institucionale pranë qeverisë dhe institucioneve të larta kroate

Në këtë takim, zëvendëskryeministri Pacolli bashkë me profesorin Milos, i cili ka shërbyer edhe si konsulent i BE-së për zonat e lira ekonomike, kanë diskutuar për modele të ndryshme të zonave të lira ekonomike dhe zbatimin e kësaj ideje edhe në Republikën e Kosovës.

Kjo ide e cila siguron thithje të investimeve të huaja, punësim, zhvillim, falë politikave nxitëse të këtyre investimeve është implementuar në shumë vende të botës mundësuar punësimin e miliona njerëzve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)