09 Dhjetor 2021

Organizohet forumi i biznesit Kosovaro - Italian

Prishtinë, 4 maj - Me ftesë të Ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, me 4 Maj, në Kosovë do të vijë për vizitë zëvendësministri italian për Zhvillim Ekonomik, Adolfo Urso.

Kësaj vizite i paraprinë vizita e Ministrit Shala në Verona të Italisë në muajin shkurt të këtij viti, i cili ka iniciuar thellimin e bashkëpunimit në mesë të dyja vendeve.

Me këtë rast Ministri Shala dhe zv/Ministri Italian Urso, do nënshkruajnë edhe një marrëveshje bashkëpunimi në mesë të dyja vendeve.

Zv.Ministri, Urso në këtë vizitë do të jetë i shoqëruar edhe nga përfaqësues të Institutit Kombëtar për Tregtinë e Jashtme –ICE dhe mbi 30 biznesmen italian të cilët kanë shpreh interesim të investojnë në Kosovë, me këtë rast do mbahet edhe një forum biznesi  Kosovë – Itali, ku do të prezantojnë edhe një numër i bizneseve lokale.

Forumi - Nënshkrimi i marrëveshjes,  do të mbahet më 4 maj, në ora 09:30 në Ndërtesën e Qeverisë (ish- Rilindja) , në sallën e konferencave

Sot po ashtu do të organizohet Forumi Biznesor Kosovaro-Italian. Bashkëorganizatorë të këtij aktiviteti janë I.C.E – Istituti Italian për Tregti të Jashtme në kuadër të Ambasadës se Italisë në Prishtinë, Ministria e Ekonomisë dhe Financave – MEF, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë – MTI, Agjencia për Promovimin e Investimeve në Kosovë dhe Oda Ekonomike e Kosovës.

Forumi do të filloj në ora 09 :30, ndërsa nga ora 14.30 deri 17.30 janë paraparë që të mbahen takimet bilaterale në mes të ndërmarrjeve kosovare dhe atyre italiane.

Përfaqësuesit e bizneseve italiane kryesisht do të vijnë nga sektorët e energjisë, infrastruktura, ndërtimtaria, makineria industriale, ushqimore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 dhjetor 2021

- Shoqata e Bankave të Kosovës organizon hapjen e “Konventës Vjetore bankare të SHBK-së 2021”. (Swiss Diamond, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e gjetjeve nga hulumtimi “Perceptimet e sektorit privat rreth prokurimit publik”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Kolegji IBC-M organizojnë tryezën e diskutimit për prezantimin e Raportit të Vlerësimit të Kartelës Matëse të Autonomisë Universitare. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, kampusi i UP-së, ora 10:00)

- Mbahet seanca e 2-të e rregullt të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës në të cilën do të zgjedhet kryesuesi i Kuvendit të Komunës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i dorëzon detyrën kryetarit të ri, Alban Hyseni. (Zyra e Kryetarit, ora 11:00)

- Rrjeti Mesdhetar i Grave Ndërmjetësuese së bashku me OJQ-në She Solutions mban konferencën "Gratë në sektorin e sigurisë: ndërmjet sfidave dhe mundësive". (Zyra e BE për informim, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizojnë ekspozitën për fotografinë më të mirë kundër-korrupsion 2021, ku do të shpallen tre fituesit e kësaj gare. (Parku Arkeologjik ‘Lapidariumi’ përballë Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 11:00)

- OJQ AKTIV bën prezantimin e aplikacionit Aber online për celularë Android dhe iOS. (Hotel Ulpiana në Graçanicë, ora 11:00)

- Instituti D4D organizon tryezën diskutuese me temën “Fushata zgjedhore në llupë: A e kërcënojnë integritetin zgjedhor çrregullimet e informacionit?”. (Hotel Prishtina, ora 14:00)