25 Prill 2024

OEK-u zgjeron bashkëpunimet

Prishtinë, 10 gusht - Oda Ekonomike e Kosovës, (OEK), ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Shoqatën për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimeve, (STIK) për zhvillimin të përgjithshëm ekonomikë dhe shkëmbime të eksperiencave.

Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu tha se kjo marrëveshje është një urë lidhëse në mes këtyre dy institucioneve dhe do të shërben në të ardhmen që të promovoj teknologjinë e informacionit.

“OEK-u është i përkushtuar që të bashkëpunojë në fushën e teknologjisë sepse kjo është një fushë që gjeneron vende të reja të punës. Numri i të punësuarve në teknologji për çdo ditë është duke u rritur dhe kjo dëshmon rendësin e kësaj shoqate të teknologjisë dhe informacionit”, tha Gërxhaliu.

Ndërsa kryetari i bordit të STIK, Durmishali Smani tha se teknologjia është një burim i ri i zhvillimit ekonomikë që sipas tij, çdo aktivitet promovimi dhe bashkëpunimi për shoqatën është i mirëseardhur.

“Nga kjo marrëveshje përfitues do të jemi të gjithë. Përparësitë që i ofron kjo marrëveshje janë se ofron komunikim të shpejt, raportime të shpejta etj. E rol të veçantë luan në afarizëm sepse kursen kohën”, tha ai.


Elhami Ismajli
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)