24 Prill 2024

OEK-u: Të respektohet ligji por pa barriera shtesë

Prishtinë, 21 shtator - Qëndrimi parimor i  OEK dhe Shoqatës së Kafe Bar Restoranteve është se duhet të respektohet ligji, mirëpo, jo duke krijuar barriera shtesë, ka thënë sot sekretari i përgjithshëm i Odës, Berat Rukiqi duke folur për problemet e krijuara me kërkesën e Kuvendit të Komunës së Prishtinës që të respektohet orari i punës së kafe restoranteve.

“Kjo nënkupton qe kriteret qe përcaktohen te mos jene barrierë por te jene kritere qe ndihmojnë apo qe adresojnë edhe vërejtjet e bizneseve edhe vërejtjet e qytetareve ne te njëjtën kohë. Duhet te lejohet një afat transitor i cili mundëson plotësimin e kushteve te caktuara”, ka thënë Rukiqi.

Ai tha se ky problem nuk e ka konotacionin apo nuk është vetëm brenda kontekstit te 2-3 lokaleve qe punojnë pas orës 24 mirëpo është një problem qe ka marr masa te tjera .

“Kërkesën për zgjidhjen e këtij problemi te OEK e ka adresua kjo shoqatë, shoqata e zejtareve, shoqata e importuesve, shoqata e pijeve alkoolike dhe joalkoolike dhe shoqata e duhanit, janë ndoshta sektorët me vital, sektorët me qarkullimin me te madh në Kosovë dhe sektorët qe punësojnë numrin më të madh të njerëzve edhe në komunën e Prishtinës dhe ka konotacion më të gjerë ekonomik”.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të Odës ky problem nuk ka konotacion që lidhet vetëm me shqetësimet e qytetareve për zhurmën  mirëpo është një konotacion me i gjerë i cili duhet të rregullohet ashtu siç rregullohen nëpër vende të tjera, ku komuna cakton zona të caktuara për këto veprimtari, cakton limitet e zhurmës dhe cakton rregullat tjera shtesë që duhet respektuar.

Komunës së Prishtinës i mungon një rregullore te brendshme për mbrojtjen nga zhurma. Kjo rregullore kërkohet nga ligji për mbrojtjen e mjedisit.

“Në nenin  31 të Ligjit thuhet se qe komunat ne kuadër te kompetencave te tyre te nxjerrin aktin dhe te ndërmarrin masat për mbrojtjen nga zhurma dhe për ketë qellim me akte te tyre te planifikimit hapësinor i caktojnë zonat e vendbanimeve,  zonat për pushim dhe rekreacion si dhe sigurojnë matje sistematike te zhurmës dhe vibrimeve. Këtë komuna e Prishtinës dhe asnjë komune tjetër nuk e ka  prandaj ne ketë drejtim duhet me punua”, tha Rukiqi .

Leonora Henci, Kryetare e Shoqatës se Kafe-Bar Restoranteve të Prishtinës, tha se pas formimit të Shoqatës problemi i parë me të cilin merren është ky aksion i komunës, policisë dhe ATK.

“Ne si shoqatë dhe bizneset dëshirojnë te zbatojnë dhe ti përmbahen ligjit mirëpo jemi kundër një aksioni te tille qe ka shkaktua shqetësime te qytetaret edhe te bizneset për mbylljen dhe stopimin e punës duke e ditur se kemi obligimet tona dhe është një numër i madh i te punësuarve i mbetur tash nen obligimin tonë”.

Ajo ka se ky aksion nuk ka qene i nevojshëm, ka mundur tu jepet një vërejtje lokaleve që ti zbatojnë rregullat apo kushtet te cilat komuna i përmend.

“Ne kemi kërkua takim edhe ne MTI dhe ne komune dhe na është sqarua se komuna nuk ju jep leje me punua pas orës 24. Për ketë edhe ka ardhur deri te kjo ku përmendet se lokalet nuk kane leje pune kane leje deri ne ora 24 por me vone jo pasi qe komuna nuk i jep” .

OEK-u dhe Shoqata vlerësojnë se kjo problematik duhet zgjidhur në mënyrë që të respektohet ligji por të mos caktohen pengesa shtesë të cilat do ta vështirësojnë gjendjen edhe më tepër.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)