02 Shkurt 2023

OEK-u organizon debat lidhur me procesin e privatizimit

Prishtinë, 24 maj - Përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës dhe Agjencisë së privatizimit janë marr vesh sot që brenda javës së ardhshme të organizohet një debat në të cilën do të flitet për procesin e privatizimit në Kosovë.

Pas takimit me menaxhmentin e AKP-së, kryetari i Odës, Safet Gërxhaliu ka thënë se është arritur marrëveshja qe javën e ardhshme do mbahet  debat  lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

“Në të do të janë të pranishëm përfaqësuesit e shoqatave dhe biznesmen te dalluara ne Kosove, do te jene anëtar te Kuvendit te OEK-ut, mediat po ne te njëjtën kohe do te jene edhe përfaqësuesit e te gjitha bankave  dhe kompanive te sigurimit dhe do të debatohet se çfarë do te jete forma dhe qasja e përkrahjes se procesit te privatizimit,  ne aspekt gjeneral si proces por ne te njëjtën kohe do te bisedohet për mundësit e  përkrahjes  te ndërmarrjeve individuale te cilat i kane kryer këto procese”, tha kryetari Gërxhaliu.

Ai tha se gjatë takimit kishin bisede konstruktive dhe se nga kjo bisede kane rezultuar edhe aktivitete te cilat do ta vijojnë dhe do ta avancojnë këtë bashkëpunim.

“Ju e dini se procesi i privatizimit ka kaluar neper sfida te shumta qofte nga e kaluara, qofte për hir te legjislacionit, qofte për hir te individëve te caktuar nga faktori ndërkombëtar  mirëpo pozitive ne ketë proces është një sinergji e re, që me profesionalizmin e vet është duke u implementuar në Kosovë nga dita ne dite ne mënyre me profesionale dhe transparente”.

Drejtori menaxhues i APK-së, Shkelzen Lluka tha se Agjencia është ë përkushtuar  te rris komunikimin ne mes te gjitha palëve te interesuara ne proces.

“Ne jemi te vetëdijshëm  mbi rolin dhe rendësin e AKP-se dhe ne shohim veten si një shtytës te zhvillimit ekonomik  te këtij vendi pasi qe privatizimi i suksesshëm dhe i mirëfilltë do te krijoj vende te reja te punës, për me tepër vende te qëndrueshme te punës, investime ne ato ndërmarrje dhe do te thotë  qe do te krijoje edhe një zhvillim te gjithmbarshëm te vendit”, tha Lluka.

Ai tha se AKP është duke punuar me një  ritëm te përshpejtuar ne nxjerrjen e ligjeve te reja qe rregullojnë fushën e privatizimit, likuidimit, funksionimin e Odes se Veçante te Gjykatës Supreme, e cila për një kohe është pengesë ne zhvillimin e gjithmbarshëm te procesit privatizim.

“Do te nxjerrim edhe një ligj te posaçëm e për Trepçën pasi qe Trepça konsiderohet si një ndërmarrje e rëndësie te veçante    qe mund te ketë  ndikim shume te madh ne zhvillimin e ekonomisë se Kosovës”, tha drejtori i AKP-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 shkurt 2023

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës për sesionin pranveror 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 9:00)

Paneli i Gjykatës së Apelit bën shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Hagë, ora 9:30)  

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 10:00)  

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve me temën “Pjesëmarrja në zgjedhje në Republikën e Kosovës dhe roli i institucioneve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)  

-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Ferizajt ku do të takohet me kryetarin Agim Aliu. (Ferizj, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Redžepi organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:00)