23 Prill 2024

OEK-u kërkon lirimin nga akciza për mazutin

Prishtinë, 28 korrik - Kryetrari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu kërkoi sot nga institucionet përgjegjëse që importuesit e mazutit të lirohen nga pagesa e akcizës, sic është paraparë me Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. O3/L-112 për Tatimin e Normës së Akcizës në Kosovë.

Në takimin e organizuar në OEK, me ftesën e kryetarit Gërxhaliu dhe në të cilin kanë marr pjesë zëvendës ministri i Ekonomisë dhe Financave, Bedri Hamza dhe drejtori i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica si dhe përfaqësues të Shoqatës së Ndërtimtarisë dhe Shoqatës së Ndërtuesve të Rrugëve u vlerësua se në Plotësimin e ligjit në fjalë është bërë një gabim i natyrës teknike ku parashihet që mazuti për fabrikat prodhuese duhet t’i nënshtrohet pagesës së akcizës gjatë importit.

U vlerësua se kjo dispozitë e vështirëson edhe më tej pozitën e prodhuesve vendor në krahasim me konkurrencën nga vendet e rajonit dhe për këtë arsye z. Gërxhaliu kërkoi zgjidhje urgjente të këtij problemi, pasi që pasojat e implementimit të kësaj dispozite ligjore do të kishin pasoja shkatërruese për ekonominë kosovare.

Implementimi i kësaj dispozite ligjore do të ndikonte në mbylljen e kompanive prodhuese vendore, shumë punëtorë do të mbetshin pa punë dhe e tëra kjo e do të rëndonte gjendjen sociale në Kosovë dhe me siguri ekonominë kosovare do ta bëjë edhe më të varur nga importi.

Duke i falënderuar angazhimit të zëvendësministrit Hamza dhe të Drejtorit  Huruglica u arrit marrëveshja që në mbledhjen e parë të Qeverisë, që do të mbahet në javën e ardhme të ndryshohet kjo dispozitë.

Kryetari i OEK-ut I falënderoi zëvendësministrit Hamza si dhe drejtorin Huruglica për bashkëpunim dhe për gatishmërinë e tyre që të dëgjojnë brengat e komunitetit të biznesit, në veçanti të atij prodhues si dhe për zotimin e tyre se këtë problem bashkërisht do ta zgjidhin sa më shpejtë që është e mundur, duke pasur parasysh edhe faktin e kompensimit të dëmeve të shkaktuara nga implementimi i këtij ligji.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)