02 Tetor 2022

OEK prezantohet në panairin “Resale” në Gjermani

Karlsruhe, 24 prill - Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ishte pjesëmarrëse në panairin e njohur botëror për tregun e maqinave të dorës së dytë, i cili është mbajtur nga data 21 – 23 Prill në Karlsruhe të Gjermanisë.

Në këtë panair kanë marrë pjesë më shumë se 500 ndërmarrje nga shumë vende të botës, të cilat kanë prezantuar llojet e ndryshme të maqinave dhe të cilat kishin në dispozicion për shitje rreth 160 000 maqina për industrinë e përpunimit të metaleve, drurit, plastikës, maqina për prodhimin e produkteve farmaceutike, maqina për prodhimin e pajisjeve të ndryshme, etj.

Ky është panair i cili ka një traditë shumëvjeçare në fushën e promovimit të segmenteve të ndryshme të industrisë, i cili është vizituar nga më shumë se 10 000 vizitorë nga 113 shtete të botës, dhe gjithashtu është realizuar një qarkullim prej 170 milion euro.

Oda Ekonomike e Kosovës përveç pjesëmarrjes si prezantuese në këtë panair shumë të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të secilit vend, dhe i cili ka një impakt të jashtëzakonshëm në përmirësimin e prodhimtarisë në vend, ka shpalosur të gjitha mundësitë potenciale të bashkëpunimit me vendet e ndryshme të botës, dhe ka përfaqësuar në mënyrë dinjitoze komunitetin e biznesit në Kosovë, duke ju ofruar informata të besueshme të gjitha palëve të interesuar për bashkëpunim me Republikën e Kosovës.

Oda Ekonomike e Kosovës ka qenë e shoqëruar me një delegacion prej 20 biznesesh nga sektorë të ndryshëm të cilët kishin mundësinë të analizojnë aktualitetin i cili është duke ndodhur në tregun e maqinave të dorës së dytë.  Përfaqësuesit e bizneseve Kosovare kishin mundësinë të takohen individualisht me prodhuesit e maqinave nga vendet e ndryshme, dhe shoqatat respektive të cilat janë shumë të fuqishme në këtë fushë.

Gjatë këtyre ditëve Oda Ekonomike e Kosovës ka shkëmbyr informata, kontakte me të gjitha palët e interesuara dhe poashtu gjatë prezantimit të bërë nga Safet Gërxhaliu kryetar i OEK-ut, të gjitha kompanitë dhe vizitorët e panairit kishin mundësinë të dëgjojnë rreth situatës ekonomike aktuale në Kosovë, kërkesës në tregun e maqinave të dorës së dytë, shërbimet të cilat i ofron Oda Ekonomike e Kosovës në kuptimin e promovimit të investimeve në vend, organizimit të aktiviteteve të ndryshme të cilat kanë për qëllim orientimin nga aktivitetet tregtare në ato prodhuese, përmirësimin e imazhit të Kosovës, mundësitë e bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm, etj.

Oda Ekonomike e Kosovës kishte takime edhe me Germany Trade & Invest, përfaqësuesin e Odën Ekonomike të Karlsruhe-s me të cilin ka diskutuar rreth mundësive të bashkëpunimit në mes të dy odave në fushën e ekonomisë, organizimit të aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen të cilat kanë një rëndësi të veçantë për dy vendet.

Përfaqësimi i Odës Ekonomike të Kosovës në këtë ngjarje shumë të rëndësishme ekonomike në Gjermani është bërë i mundshëm përmes përkrahjes profesionale dhe teknike nga GTZ gjermane e cila është partner strategjik për Odën Ekonomike të Kosovës dhe Kosovën në përgjithësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 tetor 2022

 - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me procesin e nxjerrjes së akteve nënligjore, bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës me të ftuar, Habit Hajredini - Drejtori i ZyrÑ‘s pÑ‘r Qeverisje tÑ‘ MirÑ‘, Ahmet Kryeziu - Drejtor i Sawe the Children pÑ‘r KosovÑ‘, dhe Naser Lajqi – përfaqësues i OJQ “Syri i Vizionit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
 
- Avokati i Popullit organizon dëgjim publik lidhur me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjakovë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama përuron hapjen e Sahat Kullës e cila edhe do t'i ndez dritat e Sahat Kullës, duke ndriçuar kështu këtë monument magjepsës të trashëgimisë kulturore në Prishtinë. (Prishtinë, ora 19:00)