25 Prill 2024

OEK kërkon implementim të plotë të reciprocitetit

Prishtinë, 12 shtator - Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) përkrah marrëveshjen e arritur në Bruksel, me 2 Shtator 2011, lidhur me tregtinë e lirë dhe njohjen e vulave te Doganave të Kosovës dhe njëkohësisht i fton qytetarët e vendit dhe bizneset që të angazhohen fuqishëm në përkrahjen e biznesit vendor, përkatësisht konsumim të produkteve vendore.

Duke përkrahur marrëveshjen e arritur në Bruksel, me 2 Shtator 2011, OEK kërkon nga institucionet e Republikës të Kosovës, implementim të plotë të marrëveshjes dhe insiston që rendi dhe ligji të vendoset në tërë vendin, duke eliminuar çdo mundësi për aktivitete të kontrabandës dhe ekonomisë joformale.

OEK gjithashtu kërkon që gjatë zbatimit të kësaj marrëveshje të sigurohet respektim i plotë i parimeve të tregtisë të lirë dhe reciprocitetit dhe kërkon qe nëse në realizmin e marrëveshjes do të paraqiten problem nga palët tjera, konformë parimeve të tregtisë së lirë të definuara nga CEFTA dhe marrëveshjet tjera ndërkombëtare të kërkon dhe aplikon respektimin e parimeve të reciprocitetit.

Duke respektuar parimet e ekonomisë së tregut dhe interesat e bizneseve të Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës fton të gjithë qytetarët dhe bizneset të angazhohen fuqishëm në përkrahjen e biznesit vendor, përkatësisht konsumim të produkteve vendore.

Njëherit  kërkojmë nga të gjitha institucionet të krijojnë kushte të barabarta për të gjithë komunitetin e biznesit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)