18 Prill 2024

OEK: Heqja e preferencave tregtare nga BE, rrezikon bizneset

Prishtinë, 14 prill - Oda Ekonomike të Kosovës ka dërguar një varg kritikash në drejtim të Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë se nuk ka kryer analizën e kërkuar nga Komisioni Evropian lidhur me praninë e produkteve kosovare në tregun evropian, pas të cilit ka ardhur deri te suspendimi i preferencave tregtare me Kosovën.

Kryetari i OEK-ut Safet Gërgjaliu ka thënë se BE-ja ka suspenduar preferencat tregtare për shkak se MTI nuk ka bërë analizën e aspektit kuantitativ, megjithëse KE ka kërkuar një gjë të tillë.

“E veçanta e kësaj është se Komisioni Evropian iu është drejtuar me shkrim në shtator të vitit 2010 Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që ta bëjë një analizë të tillë, se cilat janë dhe sa është aspekti kuantitativ i pranisë së produkteve kosovare në tregun evropian, mirëpo për fat të keq një përgjigje e tillë nuk ka ardhur nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe për këtë arsye ka ardhur me lehtësi deri te pezullimi, të themi kushtimisht, i pranisë së produkteve kosovare në tregun evropian”, ka thënë ai.

Ndërsa për përcaktimin e pagës minimale në Kosovës ka folur Berat Rukiqi, i cili ka thënë se paga minimale nuk është fontanë dëshirash, mirëpo sipas tij ajo duhet të përcaktohet në bazë të kritereve.

“Paga minimale nuk është fontanë dëshirash të dalësh në televizion për të dhënë deklaratë se duhet me qenë 250 apo 300. Duhet me qenë vetëm qysh të themi ne dhe jo sipas analizave, mirëpo duhet me qenë një proces i cili i përmbush kriteret e IVO-s, dhe këto kritere janë si në vijim, paga minimale nuk është mjet për të luftuar varfërinë, apo nuk mundet me qenë mjeti që e lufton varfërinë, mirëpo është një nga mjetet që ndikon në këtë aspekt. Paga minimale duhet të sigurojë ekzistencë për punëtorin dhe familjen e tij, dhe të reflektojë gjendjen e përgjithshme të pagave në ekonomi, duke pasur një analizë dhe një statistikë të qartë paga, sipas gjinisë, pagave sipas sektorëve dhe pagave sipas aktiviteteve ekonomike”, ka thënë ai.

Për më tepër, ai ka kritikuar institucionet vendore për mungesë vizioni në hartimin e strategjisë së mirëfilltë për zhvillim ekonomik, të cilin sipas tij është dashur ta hartojnë në bashkëpunim me bizneset dhe jo krye në vete.

“Në mund të pretendojmë të kemi objektiva të caktuara, mirëpo realiteti qëndron se Kosova nuk ka pasur vizion të qartë për zhvillimin ekonomik të vendit. Pikënisja e hartimit të planit të zhvillimit ekonomik duhet të jetë përcaktimi i një vizioni real, i cili duhet të përmbushet me aktivitete konkrete që duhet me qenë agjendë e reformave të qeverisë dhe si agjendë duhet të vazhdojë jo vetëm në një mandat qeverisës, mirëpo me qenë edhe në çdo qeveri, e cila e përcjell këtë agjendë të reformave”, ka thënë Rukiqi.

Në këtë konferencë u fol edhe për bizneset që rrezikojnë të shuhen për shkak të ndërprerjes së eksportit në vendet evropiane pas suspendimit të preferencave tregtare, gjë e cila do të ndikojë edhe në rënien e punësimit. /Kosovapress/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)