29 Mars 2024

OECD raport për politikat tregtare, Shqipëria e dyta në rajon

Tiranë, 30 maj - Shqipëria nuk po e paraprin sa duhet tërheqien e investimeve të huaja në ekonominë e saj.

Një raport i OECD i botuar së fundmi e rendit vendin tonë në grupin e dytë mes 10 vendeve të rajonit të marra në shqyrtim.

Nga 7 indikatorë të marrë në shqyrtim vetëm sa i takon apektit të politikave tregtare Shqipëria është e dyta mes vendeve të rajonit.

Treguesit e tjerë zbulojnë se vendi ka probleme serioze për të qenë tërheqës për të huajt si në infrastrukturën për investimet, aksesin në financim, trajnimin e fuqisë punëtore, promovimin e mundësisë për investime e dhe drejtime të tjera.

Raporti tregon se të gjithë vendet e rajonit po konkurojnë fort ndërmjet tyre me politikat e taksave, dhe i parë ky tregues ndarë në specifika përsëri vendi ynë nuk ka mundur të klasifikohet më lart se i pesti.

Nevoja për investimet të huaja në ekonominë shqiptare rritet ndjeshëm pas rënies së dërgesave të emigrantëve dhe problemeve me të ardhurat fiskale të shkaktuara nga kriza financiare.

Shifrat zyrtare tregojnë se viti 2009 është shoqëruar më rënie të fluksit të investimeve të huaja.

Me një total prej 698 milionë euro është shënuar një rritje modeste vetëm 3.4 për qind në krahasim me rritjen vjetore dyshifrore prej 40 për qind të realizuar në vitin 2008.

Raporti i investimeve të huaja direkte neto ndaj PBB-së për vitin 2009 vlerësohet 8.1 për qind, treguesi ky  më i ulti krahasuar me vendet e rajonit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)