25 Prill 2024

OEAK dhe AUK hapin panairin e punës

Prishtinë, 20 prill - Universiteti Amerikan i Kosovës (AUK) dhe Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës (OEAK) në bashkëpunim me tetëmbëdhjetë biznese tjera, kanë hapur panairin e punës, ku studentët do të mund të njihen me tregun e punës.

Drejtori ekzekutiv i këtij panair, i cili është edhe drejtor i Odës Amerikane, Lekë Musa tha se qëllimi i panairit është ofrimi i mundësisë për studentët që të kontaktojnë me bizneset dhe të orientohen në drejtimet e caktuara, ku ata dëshirojnë të punësohen.

Musa tha se ky nuk do të jetë organizimi i tyre i fundit, por sipas tij në bashkëpunim edhe me universitetet tjera, do të përpiqen që të bëjnë organizime të tjera. Ai njoftoi se ky panair vlen për të gjithë studentët të cilët kërkojnë punë.

Dekani i Universitetit Amerikan në Kosovë, Kris Kol i falënderoi bizneset për pjesëmarrjen e tyre në panair dhe për mundësinë që u ofrojnë studentëve që të informohen më afër me tregun e punës.

Shkalla e papunësisë në Kosovë është e madhe. Llogaritet që rreth 50 mijë të ri çdo vit përgatiten për tregun e punës, ndërsa vetëm një përqindje e vogël e tyre kanë mundësi të gjejnë punë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)