28 Nëntor 2021

OBT konfirmon rënie të madhe në tregtinë globale të mallrave

Gjenevë, 19 gusht - Sipas Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), tregtia e mallrave botërore ka shënuar një rënie historike në tremujorin e dytë të këtij viti.

Barometri i tregtisë së mallrave i OBT-së, një matës i trendit në kohë reale për tregtinë, tregon një rënie tremujore prej 14 për qind në vëllimin e tregtisë së mallrave globale.

Treguesit e tjerë për masën tremujore tregojnë për ngritje të pjesshme të tregtisë globale dhe prodhimit në tremujorin e tretë, por OBT thekson se forca e ndonjë rimëkëmbjeje mbetet shumë e pasigurt.

OBT shtoi se një trajektore për rimëkëmbje në formën L, në vend të formës V, nuk mund të përjashtohet.

"Statistikat e muajit qershor të OBT-së nënkuptojnë një rënie prej 14 për qind të vëllimit të tregtisë së mallrave globale midis tremujorit të parë dhe të dytë të këtij viti. Ky vlerësim, së bashku me leximin e ri të barometrave të tregtisë së mallrave, sugjeron se tregtia globale në vitin 2020 po evoluon në përputhje me më pak pesimizëm të të dy skenarëve të përshkruara në parashikimin e OBT-së për muajin prill", tha OBT.

OBT theksoi se sipas parashikimeve, "vëllimi i tregtisë së mallrave këtë vit do të kontraktohet me 13 për qind në krahasim me vitin 2019".

Leximi aktual i barometrit prej 84.5 pikësh është 15.5 pikë nën vlerën fillestare të indeksit prej 100 pikësh si dhe 18.6 pikë më poshtë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Leximi është më i ulëti në rekord në të dhënat nga viti 2007 dhe po ashtu edhe me rënien e krizës financiare të viteve 2008 dhe 2009.

OBT theksoi se masa e saktë e rënies së tregtisë mund të konfirmohet vetëm më vonë këtë vit kur të dhënat zyrtare të vëllimi të tregtisë nga muaji prill deri në qershor do të jenë të disponueshme.

OBT tha se të gjithë indekset e përbërësve të barometrit mbeten shumë poshtë nga trendi, me shumë regjistrime të ulëta historike, pavarësisht asaj se disa kanë filluar të stabilizohen.

Indekset për produktet automobilistike (71.8) dhe për transportin ajror (76.5) janë shumë më keq që nga viti 2007, përderisa transporti i kontejnerëve (86.9) po ashtu mbetet thellësisht i brengosur.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Nëntor 2021

- Për nder të Ditës së Flamurit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule te varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial "Adem Jashari". (Prekaz, ora 9:00)

- Komuna e Skenderajt bën nderime tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari. (Skenderaj, ora 9:00)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizon ngritjen e flamurit kombëtar te Kompleksi memorial në Gradish. (Gradish, ora 9:00 - Kompleksi përkujtimor “Maja e Shkodranit”, ora 9:40 - Kulla e Heronjve në Opterushë, ora 10:20)

- Me rastin e Festave të Nëntorit, një grup i të rinjve dhe ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të vendosin një Flamur me imazhet e udhëheqësve të luftës së UCK-së të cilët po mbahen në Hagë. (Rruga "Fehmi Lladrovci", tek rrethi afër hyrjes kryesore të QKUK-së, ora 9:00)

- Komuna e Skenderajt homazhe tek Kompleksi Memorali Adem Jashari. (Prekaz, ora 9:15)

- Me rastin e Festave të Nëntorit Komuna e Skenderajt organiyon maratonën Vrapimi i Nëntorit. (Kompleksi Memorial Adem Jashari në Prekaz, ora 9:30)

- Për nder të Ditës së Flamurit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule të Shtatorja e Ismail Qemalit. (Prishtinë, ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule të shtatorja e Zahir Pajazitit. (Prishtinë, ora 10:20)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bën homazhe  te varrezat e Dëshmorëve. (Rahovec, ora 10:40)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizojnë programin festiv për nder të 28 Nëntorit. (Shkolla e muzikës “Vihuela” në Rahovec, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon homazhe te varrezat e dëshmorëve. (Kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Gjilan, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon inagurimin e projektit të galerisë së qytetit. (Gjilan, ora 11:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet pranë Teatrit Kombëtar. (Sheshi "Skënderbeu", ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon inagurimin e projektit të tregut dhe parkut në Zheger. (Fshati Zhegër, ora 13:00)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës z. Smajl Latifi në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së organizon turnir në futboll të vogël. (Palestra Sportive “Mizahir Isma”në Rahovec, ora 12:00)

- Komuna e Skenderajt organizon natën finalen e festivalit tradicional Rapsodia Shqiptare. (Qendra e Kulturës Hasan Prishtina, ora 16:00)

- Komuna e Gjilanit organizon koncert festiv nga ansambli i këngëve dhe valleve për nder të Ditës së Flamurit . (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 17:00)